Autobusi del nga rruga, 18 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Autobusi del nga rruga, 18 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Një autobus ka dalë nga rruga duke u marrë jetën 18 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në verilindje të Tajlandës.

Mësohet se në autobusin 2 katësh udhëtonin rreth 50 persona të cilët ishin duke u kthyer nga një festë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në provincën Nakhon Ratchasima të Tajlandë.

“Janë 18 njerëz të vrarë, nga këto 12 gra dhe 6 burra”, tha Suthep Ruenthaëil, shefi i njësisë për parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, në provincën Nakhon Ratchasima.

Ai shtoi se 28 njerëz po marrin trajtim për lëndime. Suthep tha se shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe automjeti ishte duke shkuar drejt greminës,  por u përplas me një pemë të madhe.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump