Tre aksidente në vend/ 11 të plagosur, mes tyre dhe një familje me tre fëmijë të mitur

Tre aksidente në vend/ 11 të plagosur, mes tyre dhe një familje me tre fëmijë të mitur

Tre aksidente janë shënuar ditën e sotme në vend, të cilat fatmirësisht kanë qenë pa viktima dhe kanë shënuar vetëm dëme materiale. Aksidentet kanë ndodhur në Korçë, Fier dhe Lushnje duke shënuar një bilanc prej 11 personash të plagosur, mes tyre dhe një familje me tre fëmijë të mitur.

Aksident në Korçë

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Një automjet tip “Range Rover” është përplasur me autobusin e pasagjerëve nga Korça në drejtim të Greqisë në vendin e quajtur Kryqëzimi i Plasës. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Aksident në Fier

Nga një aksident i ndodhur në Fier kanë mbetur të plagosur 4 persona, një prej të cilëve është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë janë dëmtuar rëndë edhe dy automjetet të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar radhë të gjata kilometrike në këtë aks rrugor.

1555852227_aksidentrfier2.jpg

Aksident në Lushnje

Në një aksident të ndodhur në Lushnje kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre edhe një familje me tre fëmijë të mitur. Mësohet se një nga fëmijët, vajza e mitur e çiftit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po mbahet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë së drejtuesve të mjeteve në momentin e daljes nga kthesa.

1555874917_aksident.jpg

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e mundimshme, efektivi në 'Përballje': I kemi hyrë një të panjohure, nuk jam bërë pishman

Profesionet e mundimshme, efektivi në 'Përballje': I kemi hyrë një të panjohure, nuk jam bërë pishman