TIRANË- Nga Pjetër Budi te Bogdani, me letërsinë arbëreshe të emrave si Jeronim Rada dhe Zef Serembe. Rilindja me Frashëllinjtë, apo shpërthimi i autorëve nga fillimshekulli XX deri në regjimin komunist. Poetët e periudhës kalimtare si Çajupi, Mjeda, Asdreni, e mandej Konica e Noli, apo autorët e periudhës së Pavarësisë si Koliqi e Kuteli... Të ashtuquajturit lajmëtarë të bashkëkohësisë Migjeni e Poradeci... Botuesit thonë, se urat mes autorëve shqiptarë e veçmas atyre të traditës duhen forcuar...
“Autorët e të shkuarës sonë letrare zënë shumë pak vend në letërsinë tonë letrare. Është një problem i madh, sepse me këtë neglizhencë krijohet një lloj distance”, thotë botuesi Frano Kulla.
Tej takimeve in memoriam që mbahen mes një rrethi të ngushtë, kërkohen nisma konkrete prej Ministrisë së Kulturës, asaj të Arsimit dhe institucioneve shkencore, ku së paku shkrimtarët e traditës të mos mungojnë në kurrikula, si dhe bibliotekat e shkollave e ato të qytetit, ku titujt ndodh t’i besohen rëndom dhurimeve sporadike.
“Ky është një problem që e kalon dimensionin e një autori, por veçanërisht për letërsinë tonë të traditës në atë ‘pako’ punë, për të mos thënë aspak, që strukturat shtetërore, bëjnë për këtë letërsi që në fund të fundit në të gjitha vendet e zhvilluara konsiderohet si trashëgimia e çmuar kulturore e një vendi, te ne bëhet shumë pak.”, shton më tej ai.
Botuesi i Fishtës, thotë se përpjekjet e studiuesve por edhe titujt e ri e ribotimet kanë shërbyer për të afruar lexuesin drejt veprës së tij.
“Në të vërtetë vit pas viti unë kam vënë re dhe kam konstatuar, Fishta bëhet më familjar. Nëse krahasojmë me 10 vite më parë kur ka dalë e plotë vepra e tij e botuar, perceptimi ka qenë mjaft i limituar, për shkaqe që dihen. Për vetë faktin se ajo ndërprerja gati gjysmë shekullore me lexuesin e vet, sigurisht ka pasur ndikimin e vet por, botimet e vazhdueshme të pandërprera rreth veprës po edhe figurës së tij, sigurisht që edhe kanë bërë më të pranueshme ose më të kënaqshme njohjen e veprës së tij”, thotë Kulla.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?
-
Qeveria
62.3%
-
Opozita
21.8%
-
Nuk e di
15.8%
Vota total: 2707
Lajme të tjera
-
Analiza e kulturës dhe turizmit në 2022, Margariti flet për arritjet e sfidat! Kumbaro: Prioritet ruajtja e mjedisit e promovimi i vendit
18 Janar, 11:25
-
Kush janë kandidatët për Teatrin Eksperimental, prezantojnë sot platformën
13 Janar, 11:26
-
Të bësh muzikë në Shqipëri, mes ëndrrave e sfidave! Serxhio Beqo, kompozitori që fitoi konkursin ‘Çesk Zadeja’: U frymëzova nga polifonia
9 Janar, 14:59
-
KLSH: 122 monumente të rrënuara, po aq në risk! Ministrja: E vërteta për heqjen e statusit e restaurimet e gabuara! Nëse lista përditësohet, lajmi bombastik
5 Janar, 15:19
-
‘Ura e Zogut’, sfida e 2023, a do ta shpëtojnë ministritë? Kallfani: Grupi i ngritur, të mos jetë thjesht si burokraci, është vepër unikale
3 Janar, 18:06
-
21 artistë të Cirkut performuan pa çadër në rrethe, reagon Ministria e Kulturës: Do ngrihet një qendër e re kulturore për të rritur e fëmijë
3 Janar, 17:28
-
Në Pallatin e Brigadave festë për xhubletën në UNESCO! Zonjat e Alpeve marrin 'skenën', rrëfejnë dijebërjen! 96-vjeçarja i dhuron Ramës xhubletën që ka thurur vetë
20 Dhjetor 2022, 20:54
-
Datëlindja e 90-të, Tinka Kurti mes miqsh: Drejt teatrit më çoi muzika, tim shoq e pata në krah! Xhirimet e fundit me Reshat Arbanën më gëzojnë
17 Dhjetor 2022, 16:26
-
Teatri i Operas me piano të re, performojnë në të Margarita Kristidhi dhe vogëlushja Kristel! Restaurohen edhe dy pianot e tjera
16 Dhjetor 2022, 18:05
-
Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave! Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve
1 Dhjetor 2022, 00:01
-
Xhubleta shqiptare pasuri e gjithë njerëzimit, Margariti për Report Tv: Krenari! UNESCO fond special për të ruajtur dijebërjen e saj
30 Nëntor 2022, 12:30
-
U sekuestruan në mars, ekspozohen 18, nga 624 objekte me vlerë! Në koleksion, 10 vepra të zhdukura të 'Shën Mërisë' së Labovës, 7 ende të humbura
15 Nëntor 2022, 16:22