Autorët i zunë pritë/ Plagosen dy shqiptarë në Itali, personazhe të njohur për drejtësinë (EMRAT)

Autorët i zunë pritë/ Plagosen dy shqiptarë në Itali, personazhe të njohur për drejtësinë (EMRAT)

Foto nga vendngjarja

ITALI-Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të së premtes (20 shtator), por mbrëmjen e djeshme është bërë publike në mediat italiane

Të plagosurit janë Indrit Lleshaj 44 vjeç dhe Artan Llazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet italiane. Ata janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë dhe rrezikon vdekjen.

‘Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo marshimi i tyre u ndal , mbërriti një motoçikletë me dy persona në bord, me fytyra të maskuar. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej dy të panjohurve, i cili i plagosi kryesisht në gjoks dhe në qafë’, shkruajnë mediat.

Dy shqiptarët mbetën të plagosur, ndërsa motoçikleta dhe makinat u larguan. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot