Një 19-vjeçar autor i atentatit ndaj Erion Bengës ku mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj

TIRANE - Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e të dashurit të saj Erion Benga, 23-vjeç, pasditen e djeshme në Laprakë (Lexo këtu). Report Tv mëson se Erion Benga është konfliktuar me autorin i identifikuar dhe shpallur në kërkim tashmë nga policia i cili është një 19-vjeçar nga Puka, pasi dyshohet se ky i fundit kishte ngacmuar të Griseldën e cila ishte e dashura e Bengës. Identiteti i autorit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore. Dje Erion Benga në shoqërinë e dy vajzave, mes tyre edhe viktima, kanë qenë në ambientet e një lokali te blloku "Gintash" kur kanë hasur edhe dy të rinj të tjerë me të cilët ishte në konflikt, një prej të cilëve autori. 

Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga e dashura e tij dhe mendohet se autori i ka ndjekur nga pas. Benga dhe Griselda Gjikolaj kanë ecur në drejtim të një rrugice të errët për te automjeti i tij i parkuar disa metra larg lokalit. Sapo kanë hipur në një automjet tip "Benz E Class" me targa AA266MS dhe kanë nisur të lëvizin, ata kanë parë autorin. 19-vjeçari nga Puka ka qëlluar menjëherë me armë zjarri në drejtim të shoferit Benga. Por, siç duket edhe nga pamjet e sigururuara nga Report Tv (Lexo këtu)plumbi ka shkuar në xhamin e pasëm të automjetit dhe ka kapur në kokë Griselda Gjikolajn.

E mitura humbi jetën, ndërsa Erion Benga mbeti i plagosur. Në drejtim të automjetit mësohet se është qëlluar katër herë, ndërsa autori, i ndihmuar edhe nga një person tjetër, duke përfituar edhe nga errësira, është larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët. Report Tv mëson se policia ka ushtruar kontrolle në banesën e të dyshuarit nga Puka, me banim në Tiranë, por ai nuk është gjetur. Griselda Gjikolajn u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje kritike nga i dashuri i saj gjithashtu i plagosur, por humbi jetën prej plagëve të marra në kokë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
'U prehsh në paqe', postimi prekës i mikut të Griselda Gjikolajt

Pas vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikolaj të shumta kanë qënë postimet nga vëllai dhe miqtë e saj, të cilët kanë mbetur të tronditur nga ngjarja e ndodhur.

Një mik i saj ka postuar një foto të adoleshentes në Instastory ku edhe shkruan: U prehsh në paqe Griselda.

Postimi i mikut të Griseldës në Instagram 

E mitura humbi jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë teksa ndodhej në shoqërinë e të dashurit të saj Erion Benga, 23 vjeç. Ky i fundit ishte objektiv i atentatit të organizuar nga një 19-vjeçar nga Puka, ndërsa shkak mendohet se ishte pikërisht Gjikolaj. 

Ora 11:20
Vrau Griselda Gjikolajn dhe plagosi të dashurin e saj/ Policia kontrolle në banesën e 19-vjeçarit nga Puka

Një 19 vjeçar nga Puka, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është identifikuar nga policia si autor i atentatit ndaj Erion Bengës në Laprakë i cili mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën e dashura e tij Griselda Gjikolaj. Report Tv mëson se uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e të riut, por ai nuk është gjetur. Të dhënat identitare për të u janë shpërndarë të gjitha policive kufitare pas dyshimeve se mund të tentojë të largohet jashtë vendit. 

Ora 10:48
'Do më mbetesh plagë në zemër'/ Dedikim prekës i vëllait binjak të Griselda Gjikolajt: Nuk e prisja një tjetër humbje kaq të thellë

Vrasja e 17-vjeçares Griselda Gjikolaj ka tronditur mbarë opinionin publik. E mitura humbi jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë teksa ndodhej në shoqërinë e të dashurit të saj Erion Benga, 23 vjeç. Ky i fundit ishte objektiv i atentatit të organizuar nga një 19-vjeçar nga Puka, ndërsa shkak mendohet se ishte pikërisht Gjikolaj. Kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, vëllai binjak me Griseldën, Oktavio Gjikolaj bën një dedikim prekës në Insta Story teksa poston një foto me të. Zia dhe dhimbja e madhe ka pllakosur këtë familje e cila ka hapur dyert e mortit. 

Postimi i Oktavios:
Nuk prisja që tkisha një humbje tjetër aq të thell,mendova që do kalonim një jet plot gëzime dhe tani mle vtm disa kujtime që më marrin frymën dal ngadal, ishte bot me vete per mu dhe do mbetesh plag ne zemer perjet u prefsh ne paqe dashuria ime motra ime te du pafundesisht.

Ora 10:12
Kamerat e sigurisë fiksuan vrasjen e 17-vjeçares në Laprakë/ Policia sekuestron pamjet filmike

Disa kamera sigurie të bizneseve përreth kanë filmuar momentin e atentatit ndaj Erion Bengës në Laprakë pasditen e djeshme ku mbeti e vdekur 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj. Report Tv mëson nga burime pranë grupit hetimor se janë sekuestruar pamjet filmike. Policia ka identifikuar autorin e krimit i cili është një 19-vjeçar nga Puka. I riu ka pasur për qëllim ekzekutimin e Erion Bengës me të cilin ishte konfliktuar një javë më parë për shkak të Griselda Gjikolajt.

Ora 09:49
Mbeti i plagosur dje/ Zbardhet vendimi i Gjykatës për Erion Bengën i dënuar me 1.8 vite burg për shantazh me video intime 

Erion Benga, 23-vjeçari që u plagos dje në atentat në Laprakë, ndërsa mbeti e vdekur Griselda Gjikolaj, e cila ndodhej në shoqëri me të, nuk është një emër i panjohur për policinë (Lexo këtu). Report Tv siguron vendimin e Gjykatës së Tiranës që e dënoi Bengën mer 1.8 vite burg në 2016-ën për shantazh me foto intime ndaj ish të dashurës së tij, K.L, nëse nuk do t'i jepte 2 mijë euro. Benga u arrestua në vitin 2016 sëbashku me shokun e tij 25-vjeçarin A.S, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë (Lexo të plotë këtu). 

Ora 09:24
Ky është 'Benz'-i ku u qëlluan Erion Benga dhe Griselda Gjikolaj, shenjat e plumbave në xhama (VIDEO-FOTO)

Në foton që shihni është automjeti tip "Benz E Class" ngjyrë e zezë me targë AA266MS ku po udhëtonte Erion Benga, 23 vjeç, me të dashurën e tij Griselda Gjikolaj, 17-vjeçe, në momentin kur u qëlluan me armë zjarri (Lexo këtu). Nga plumbat humbi jetën 17-vjeçarja në Spitalin e Traumës ku u transportua nga Benga, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Siç duket nga kjo foto e siguruar nga Report Tv, autorët kanë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës gjë e cila tregohet nga shenjat e plumbave në automjet. Xhami i pasëm i makinës, nga krahu i shoferit, është thyer. Autori, i ndihmuar edhe nga një person tjetër, ka pasur për objektiv Erion Bengën me të cilin kishte debatuar një javë më parë pasi i kishte ngacmuar të dashurën Griselda Gjikolaj. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tstsh: 28/12/2018 01:38

    Jan shtu pedofilat. Sport më vete. Të shkretat vajza , marrin veten në qafë për dy k**e kanari.

    Përgjigju
  • arom: 27/12/2018 16:28

    beni ca komente fare pa lidhje nje injorant shkrep nje arme e ben kasaphane ju komentoni jo malok jo tjetra shtypi e degjeneron me shum i flet kaluare familjare jo prinder te ndare jo ca e ca tjera fajet si ka saliu e as 97 fajet i ka pjelle e qelbur aaht sikur jemi kjo esht realiteti kto jemi me ....

    Përgjigju
  • Floriri: 27/12/2018 14:59

    Shume keq per familiet e shoqerine Keto jane “dhuratat “qe na dha Sala me vitin 1997 I nxiu nenat e grate shqiptare e vazhdon shetit I lire Zot merr ti hak per te pafajshmit

    Përgjigju
  • Nene shqiptare: 27/12/2018 14:05

    Ky djali te ndiqet penalisht ku shkon ky me minorene e mori me qafe femijen 17 vjece...

    Përgjigju
  • sala: 27/12/2018 12:26

    ah mor sali berisha ci bere ketij vendi, ti e mbushe me maloke mor tu shofte rraca

    Përgjigju
  • Andi: 27/12/2018 11:41

    A je i Marr a je prej puke or ti

    Përgjigju
  • petriti: 27/12/2018 11:26

    Mbajini femijet prane nen kontrollin Tuaj,o njerez.Eshte provuar se ne Shqiptareve,liria na ben dem me shume se nenshtrimi.

    Përgjigju
  • Iksi: 27/12/2018 10:02

    75% te destabilitetit ne vend e sjell malokeria.

    Përgjigju
    • Loki: 27/12/2018 11:29

      lksi tpaskan demtu rond malokt diku ka gjinia femerore sado qe mundohesh me e mcef e kuptum ne.

  • Loran: 27/12/2018 09:59

    Gjynah vajza shkret po ky plera duet te vdiste qe benka e shantazhe turi zgjepsi ne ferrr shkoft

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale