Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë vetëm pasi të rehabilitohet rruga dytësore e Ndroqit

Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë vetëm pasi të rehabilitohet rruga dytësore e Ndroqit

Kanë nisur ofertat e para nga investitorë të huaj për të marrë me koncesion autostradën Tiranë-Durrës dhe për kalimin e saj në rrugë me pagesë. Burime zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, thanë për Shqiptarja.com, se autostrada do të bëhet me pagesë, vetëm pasi të jetë rehabilituar edhe rruga dytësore alternative e Ndroqit.

Të njëjtat burime saktësojnë, se të gjithë rrugët që do të futen në një koncesion do të jenë rrugë të cilat kanë edhe alternativën e tyre, kalimi në të cilat do të jetë pa pagesë. Kjo do të thotë që qytetarët mund të përdorin rrugën alternative, pa pagesë.

Burimet, saktësuan se do të jenë vetë investitorët e interesuar për koncesionin, të cilët do të marrin përsipër edhe rehabilitimin e rrugëve ekzistuese dytësore, një element i ri ky që po synohet të futet në kontratat e reja koncenionare.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 16/05/2019 23:09

    Un vetem nje pyetje kam per gazeten. Ku e keni gjet kete foton pa makina, apo i keni pastru me photoshop. Dhe nje per qeverine: takse rruge ne taksat vjetore, takse rruge ne karburant, takse rruge ne rruge, te kishte gjykate kushtetuese sdo e conit ne mendje ta benit. E keni me kushtetut qe nuk mund taksosh 2 here per te njejten gje, apo 3 here lejohet!?

    Përgjigju
  • Boulevard laVIre: 16/05/2019 07:29

    Lyejeni kraharorin me vazeline se në shpirt ka për tju dhembur qeverisja e këtij... kur tju dale pija do bëni llogari... ky është prova jetësore se si ndërtohet një familje... andej nga bretkocat pse spo i shkon në mendje se dhe lalkat e duan nje 2she sa herë kalojnë... deri diku me bëhet qefi për brekë dhjeret e të keqes me të vogel

    Përgjigju
  • tirona: 16/05/2019 06:36

    Italia, Austria, Franca, Croazia, Sllovenia, Spanja, Svizra, Maqedonia, Serbia e shum shtete te tjera e kan me pages autostradat. Don nje sherbim? Paguaje!

    Përgjigju
    • M.H.: 16/05/2019 11:03

      Faleminderit qe po na kujton vendet e europes. Ndihem shume mire me shkrimin tend. Po me ndryshimin e vogel qe ne Shqiperi kemi naften me te shtrenjte ne Europe. Taksa super te larta. vjedhje dhe abuzime maximale. Gjithsesi,flm prej teje per ngushellimin

    • Gani K.: 16/05/2019 07:54

      Miku im, në ato vende nuk e sheh policinë e rrugore nëpër rrugë. Këtu në çdo Km ka një policë të trafikut që mbledh taksën. Kjo shkon në xhepa ose shtet, por është kostoja juaj. Do të ju pëlqejë një kosto e dytë?

    • Robshi: 16/05/2019 07:36

      Ke të drejtë z. Fasada... Po do një shërbim do ta gjesh në itali austri francë dhe vendet e tjera që ke përmendur... si mund të jesh kaq cinik ose i trashe sa per hir te tifozerisë të mbeshtesesh grabitjen...

  • a ka më tepër: 16/05/2019 02:32

    më kujtohet filmi me Sali Portopapen fjalimi qe mbajti personazhi qe luhet nga madheshtori Roshi. gjithsesi nese keni bo ne mendje edhe kete rruge per ta leshuar me koncesion, mos harroni qe te na shtoni taksen qe paguajme per makinat, siguraxionet e gjeni cte doni se ne populli mbajme cdo gje mbi shpatulla.

    Përgjigju
  • Amos: 16/05/2019 00:25

    Me falni po taksa rruges per cfare paguhet? Nese shteti Shqiptar nuk ka fonde mjaftueshem per te rikonstruktuar dhe mirmbajur 35 km me te rendesishme ne Shqiperi atehere jemi ne nje situate te jashtezakonshme krize.Si mund ti lihet ne dore koncesionarit te permirsoje rrugen alternative? Do hedhi 2 lopata cakull dhe ku t kam pa, shiu i pare do e coj rrugen ne gjendjen e meparshme. Qe ajo rruge te behet me parametrat e duhur te sigurise duhen 10 fish i fondit qe nevojitet per rregullimin e autostrades, ata qe e kane bere kete rruge e dine. Tjetra e dini ju cfare impakti do kishte per bizneset e TR-DR kjo pune? Katastrofale...Do bejne dhe ajrin me koncesion nje dite...Zot mjer per ne kush na udheheq

    Përgjigju
  • Berti: 15/05/2019 23:44

    Edi Rama STOP! Cdo gje e ka nje limit. Mos e tepro se tani vertete do e pesosh.

    Përgjigju
    • acidiperoksidisulfurik: 22/05/2019 10:31

      si do e pesoj me ndonje koment me te rend se ky , poikokar

  • Tirana: 15/05/2019 20:24

    Ky ashte kapitalizmi.

    Përgjigju
  • redi: 15/05/2019 20:23

    Akoma Rama me Ballukum vazhdojne koncensionet.Kjo rruge zonje eshte bere me parat publike ,dhe behet me pagese. I takon shtetit te marre ate shume parash qe ka investuar.Tregojini popullit se ku eshte interesi publik qe pronen publike ja ipni privatit.Pse Rama nuk deklaroj be programin ekonomik elektiral PPP qe si kancer e kane kapur prej fyti ekonomine shqiptare dhe do ta vuajne brezat qe do te vine keto krime ekonomike.Ky eshte korrupsion i paster dhe nje shkak qe vet Rama ja jep opozites.Do vije dita qe shqiptaret do ngrene padi be SPAK per te gjitha privatizimet dhe koncensionet qe i vodhen pronen publike shqiptareve dhe e moren vet politikanet me klanet e tyre.Ne BE ka koncensione ne infrastrukture ku shteti te jep teritorin dhe privati ben investinin dhe nuk ka kompensim ne rast se nuk arrihet trafiku i duhur.Rriskun e merr privati dhe shteti i nerr vetem taksen, kurse keyeminiatrat tane hajdut qe nga Nano ,Saliu dge Rama u sigurojne investimit privat fitimin e garantuar.Ky nuk eshte abuzim kriminal?

    Përgjigju
    • amos: 16/05/2019 00:28

      Miku im, mbaruan sheshet per pallate, mbaroi rera per hotele ku do vjedhin tjeter? Rruget, prona publike...po mire na e bejne se vet i lejojme

  • pfffff: 15/05/2019 20:11

    Logjikisht nese rehabilitohet rruga e Ndroqit arrin me shpejt ne plepa sesa nga autostrada. Keshtu qe nese nuk rritet limiti i shpejtesise nga 90 ne 110/120 km/h Do falimentoj koncesioni.

    Përgjigju
    • Erald: 15/05/2019 20:47

      Mos u bej merak per koncesionarin se keta specialistet hajdute vendosin minimum arketimi dhe po nuk u arrit paguan buxheti shtetit, e njeta gje me check up dhe rrugen e Kombit.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës