Hoti takim me Macron: Franca e gatshme të ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Hoti takim me Macron: Franca e gatshme të ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Avdullah Hoti dhe Mauel Macron në Francë

Avdullah Hoti ka zhvilluar vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Francë, ku është pritur në Pallatin Elise në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron.

"Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë", është thënë nga Hoti në një postim pas vizitës.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit të Kosovës, është thënë se kryeministri Hoti e siguroi presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Hoti dhe Macron kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pas një ndërprerje prej afër 2 vjetësh do të rinisë  12 korrik në Bruksel.

“Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, shkruhet në njoftimin e zyrës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se, në këtë takim u bisedua edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoti gjendet për vizitë në Paris, tre ditë para samitit virtual nën përkujdesjen e Francës, Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe pesë ditë para rinisjes së dialogut në Bruksel, ku janë të ftuar kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Nga ambasada e Francës në Prishtinë është thënë që pas samitit të fundit në Berlin, vitin e kaluar, samiti virtual në Paris, ditën e premte, shënon vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alimi: 09/07/2020 15:19

    Qysh jetoni ne genjeshtra,neqoftese esht nji shtet ne Evrope qe punon se bashku me Rusine kunder Shqipetarve ateheri esht Franca,or popull mos ndegjoni keta kriminela qe ju genjejne dhe vetem mbushin xhepat e vet tue e lene popullin ne ruge.

    Përgjigju
  • Paradoksi: 07/07/2020 23:31

    Franca do "ndihmoje" Kosovën per interes te Serbise??!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli