Avioni u hodhi karburant mbi shkollë gjatë uljes emergjente, 4 mësuesit padisin linjën ajrore

Avioni u hodhi karburant mbi shkollë gjatë uljes emergjente, 4 mësuesit padisin linjën ajrore

Katër mësues të një shkolle fillore në Kaliforni kanë vendosur të padisin një linjë ajrore për neglizhencë. Padia është bërë referuar incidentit ajror në Los Angeles, ku një avion me pasagjerë gjatë një ulje emergjente për shkak të një defekti  në motorë, ka derdhur karburant mbi parkun e një shkolle fillore, veprim i cili la të dëmtuar 17 fëmijë.

Padia është ngritur ndaj kompanisë ajrore Delta Air Lines, ndërsa referuar situatës, në një prenoncim për mediat mësuesit u shprehën se, “menjëherë pas ngjarjes iu është dashur të shkojnë në urgjencë për kujdes mjekësor, prej karburantit që iu kishte zënë gojën dhe hundën e tyre.”

Në procedimin gjyqësor  të ngritur në Gjykatën e Lartë të Los Angeles County, pretendohet se për Fluturimin 89, pilotët dështuan të njoftonin kontrollin e trafikut ajror që do të derdhnin karburantin. Ngritësit e padisë, mësuesit,  pretendojnë se në shkollën fillore “Park Avenue” në Cudahy pësuan dëmtime fizike dhe shqetësime të mëdha emocionale.

Sipas rregullores të aviacionit karburanti mund të hidhet në ulje urgjente, por vetëm në zona të caktuara dhe në një lartësi të madhe.

Kujtojmë se, në incidentin ajror të ndodhur rreth 4 ditë më parë, rreth 17 fëmijë dhe disa mësues mbetën të dëmtuar nga karburanti i derdhur mbi ambientet e parkut të shkollës. Ata u trajtuan me ndihmë mjekësore trajtohen për acarim të lëkurës dhe probleme të frymëmarrjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë apartamenti në Patos