Avokatët letër ministries së Drejtësisë: Amnistoni të burgosurit deri në tre vite se po divorcohen

Avokatët letër ministries së Drejtësisë: Amnistoni të burgosurit deri në tre vite se po divorcohen

TIRANE-Kryetari i shoqatës së avokatëve penalistë të Shqipërisë Saimir Vishaj i ka dërguar një memo ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ku i kërkon hartimin e një projektligji që të përfshijë një amnisti të gjerë për të burgosurit të cilët për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese po u zgjatet koha e qëndrimit në burg duke sjellë madje dhe probleme familjare si divorci.  "Rritja e numrit të këtyre ankesave lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me mosfuksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila ka sjellë si pasojë rritjen e numrit të dosjeve të pashqyrtuara duke ju mohuar në këtë mënyrë shqyrtimin e çështjeve të tyre brenda një afati ligjorë.

Gjithashtu rritja e numrit të çështjeve në Gjykatën e Apelit ka sjellë zvarritje të proceseve gjyqësore. Ngërç i cili ka sjellë si pasojë mbipopullimin e burgjeve. Një faktor tjetër negativ për t'u theksuar është konstatimi i rritjes së numrit të divorceve si pasojë e zgjatjes ekstreme të shqyrtimit të çështjeve si pasojë e ngërçit të sistemit gjyqësor, po ashtu dhe të pamundësisë financiare për tu takuar me familjarët e tyre. Fenomene të tilla lidhen sidomos me personat që vuajnë dënimin jashtë Shqipërisë" shkruhet në memo. Shoqata e avoaktëve ka listuar edhe kategoritë që sipas saj duhet të amnistohen. Avokatët kërkojnë të përfshihen në amnisti personat që u ka mbetur edhe tre vjet nga dënimi, të dënuarit e mitur dhe femrat mbi moshën 55 vjeç. 

Kategoria që avokatët kërkojnë që të amnistohen
-Të amnistohen të gjithë personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në 3 vjet ose kur kjo kohë ju ka mbetur nga vuajtja e plotë e dënimit.

-Të amnistohen të gjithë personat  të cilët ndodhen në ndjekje penale, për çështjet në hetim apo çështjet në proces gjyqësor si dhe për kallëzimet penale, për veprat penale të kryera deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim maksimumi deri në 3 vjet burgim.

- Të amnistohen të gjithë të dënuarit e mitur për shkak të ndryshimeve të ndodhura në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, hyrë në fuqi të këtij ligji për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim maksimumi deri në 3 vjet burgim.

- Të amnistohen të gjithë të dënuarit e mitur për shkak të ndryshimeve të ndodhura në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, hyrë në fuqi në datën 1 janar 2018, ku të mitur janë dënuar si të pandehur dhe jo si persona në konflikt me ligjin siç parashikohet në ligj.

- Të amnistohen të gjitha të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç.

- Të amnistohen të gjitha të dënuarit burra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij janë baraz ose mbi moshën 55 vjeç.

Letra e avokateve per ministren e Drejtesise

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh

Media britanike: Saranda, qyteti mesdhetar i shkëlqyer për pushime në plazh