Avokati i Popullit, "Ligjet" seancë
dëgjimore me kandidatët të mërkurën

Avokati i Popullit, dëgjimore me kandidatët të mërkurën">
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut njofton se ditën e mërkurë, datë 25.1.2017, ora 10.00, do të zhvillojë seancat dëgjimore me secilin prej kandidatëve të vetofruar për Avokat Populli që kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës pranë sekretarisë së Kuvendit deri më datën 19.1.2017.

Radha e kandidatëve që do të dëgjohen, do të jetë sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të secilit kandidat.

Secili kandidat mund të bëjë prezantim deri në 7 minuta të CV së tij dhe platformës përkatëse për ushtrimin e këtij funksioni kushtetues.

Më pas do të vijohet me pyetje nga deputetet e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut.

Çdo kandidat, nëse dëshiron, mund të shpërndajë paraprakisht tek deputetët, në formë të shkruar ose elektronike platformën e tij. 

Paralelisht me këtë njoftim publik, Shërbimi i Kuvendit ka marrë masa për të njoftuar secilin kandidat brenda ditës së sotme datë 23 Janar 2017, përmes adresës elektronike (të depozituar me kërkesën e kandidatit) si dhe telefonit personal të tij.

Kandidatët për Avokat të Popullit:
Olta Aliaj
Drita Avdyli
Yllka Banushi
Rezarta Bitri
Jordan Daci
Katriot Frashëri
Altin Goxhaj
Gëzim Gjana
Mimoza Gjika
Genci Gjonçaj
Adrian Licaj
Lefterie Luzi ( Lleshi )
Anton Lleshaj
Bujar Madani
Erinda Ndroqi
Suzana Pasha
Zhaklin Peto
Igli Totozani
Denar Veshi
Rovena Voda

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë