Avokati i Ylli Ndroqit: SPAK u nxitua me sekuestrimin, ka parregullsi ligjore e proceduriale. Televizionin e ka marrë me kredi, disa prona i ka trashëgimi nga babai

Avokati i biznesmenit, Ylli Ndroqi ka deklaruar sot se do të ankimojë vendimin e  Gjykatës dhe SPAK për vendosjen e sekuestros së 26 pasurive dhe shoqërive në pronësi të sipërmarrësit

Avokati Albana Qafa ka deklaruar sot se vendimi i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore të cilat do të jenë në objektin e ankimimit.

Pala mbrojtëse e sipërmarrësit ka ngritur hije dyshimi për mënyrën se si u zhvilluan hetimet në adrese të biznesmenit.

Avokati i Ylli Ndroqit tha sot se Policia deklaroi se hetimi ndaj biznesmenit po zhvillohej që prej 18 muajsh, ndërkohë që ai u shpreh se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) është krijuar vetëm 8 muajt e fundit.

Gjithashtu avokati i Ylli Ndroqit ka deklaruar para gazetarëve se pasuritë e tij janë të trashëguara ose të blera me kredi, përfshirë këtu edhe televizionin Ora.

Ju bëjmë ne dije se do bëjmë ankimim ndaj vendimit në SPAK. Vendimi ka një sërë parregullsisë ligjore dhe proceduriale, nga nxitimi për të mbyllur këtë akuzë. Është vendosur sekuestro me mbi 26 pasuri.

Po si është e mundur që për 7 ditë nga procedimi penal, u gjetën indicie për sekuestrimin e pasurive. Policia deklaroi se hetimi ka zgjatur 18 muaj, ndërkohë që para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para Presidentit të Republikës. 

Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar? Këto hetime të kryere nga policia pa dijeni prokurori, janë hetime të paligjshme dhe ngre dyshime për mundësinë e keqpërdorimit të Policisë së Shtetit nga ana e Qeverisë.

Një pjesë e pasurive të vënë nën sekuestro nuk janë të gjitha nën pronësi të z.Ylli Ndroqi. Që në vitin 1993 është regjistruar tek Tatimet si person fizik, më pas në 1996, është regjistruar tek Tatimet si person juridik. Ka kryer një aktivitet tregtar që ka nisur që në vitin 1991.

Jeni dëshmitarë të qëllimit të nxitimit të këtij hetimi nga SPAK, nxitime me prapavijë politike që i kanë kushtuar jo pak qytetarëve shqiptarë. Prezenca e forcave të RENEAS kur u ekzekutua vendimi i gjykatës, bëhet me qëllimin për të ndalur zërin e mediave që ka në pronësi z.Ylli Ndroqi.

Të gjitha aktivitet janë me kredi dhe këto godina, godinat e “Ora News”, janë financuara 100% rikonstruksioni i tyre nga bankat me kredi. 

Po ashtu janë me vendim gjykata tre automjete, të sekuestruara, por të tre nuk ekzistojnë, nuk e  di ku i ka gjetur SPAK, edhe një apartament në Durrës nuk ekziston, nuk e di ku e kanë gjetur.”, tha sot Avokati i Ylli Ndroqit.

Aavokati  ka nxjerrë disa dokumente ku thotë se televizioni i është blerë mbesës së Aleksandër Frangajt, Ilda Prifti. Në kohën që është blerë, ajo ka qenë vetëm 18 vjeçe, duke hedhur hije dyshimi se si një adoleshente kishte në pronësi një biznes kaq të madh televiziv dhe se kush ishte burimi i parave për të ngritur këtë media.

Kontrata e blerjes është firmosur me 12 nëntor të 2007, për vlerën e 25 milion lekëve.

“Për sa i përket blerjes së TV ORA sh.p.k nga z Ylli Ndroqi në vitin 2007. Ky televizion i është blerë shtetases Ilda Prifti në atë kohë 18 vjeç, në datë 12.11.2007 me kontratën noteriale nr rep 13309 nr 2120 kol, në vlerën 25.000.000 (njëzet e pesë milionlekë). E gjithë vlera e blerjes se TV ORA sh.p.k prej 25.000.000 lekë është financuar në bazë të kontratës së kredisë bankare”, tha Alban Qafa.

 

xy/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 06/08/2020 09:13

    ORE QE LEKET KY NDROQI I BERI ME DROGE E DI E GJITHE SHQIPERIA,,,EDHE QEVERIA E DINTE POR BENTE NJE SY QORR,,,DERISA KY I JEPTE RROGAT DISA PERSONAVE,,,POR KUR KRUHESH ME QEVERINE I KE BERE HESAPET PA HANXHINE.....ME QEVERINE,,UJIN,ZJARRIN MOS U KRUAJ...kush do i marre tani ketto televizione?????

    Përgjigju
  • edi: 05/08/2020 21:35

    Ku ka punuar babai i atije Ai ka 30 vite gati me ate loje korrupsini I ati paska punuar ke Enveri dhe ka pasur pasurira Ju avokate batakcilere Qeveria duht te veje doren tek ju te paret Kur te gdhije e nesermja ndryshe do te thoni mbasi ta rjepni nga parate Ne i besuam se jemi te ndershem ,let te maje pergjegjesi vete Por ju do te shkoni brenda se jeni me mut se ai Avokate Kodoshlersh

    Përgjigju
  • Qazimi: 05/08/2020 20:22

    pyetja qe duhet ngritur ketu eshte: Pse SPAK nuk heton se si nje 18 vjecare kishte ne pronesi nje TV dhe ja bleu Ylli ???!!! Sikur nuk shkon,nje i nenes dhe nje i babes ! Keshtu do punoj SPAKu si prokurori e partise ?

    Përgjigju
  • Tosi: 05/08/2020 19:04

    Paska qene per gjynah fakiri. Ky Ylli duhet futur ne listen e ndihmes ekonomike qe te shkoje ta marre ne fund te muajit makine 200 mije euro sic ndodhi ne Durres kur u ndane rrogat e luftes . Vinin me X5 per te marre 100 mije lekeshat tek zyra postare shpellaret e kenetes.

    Përgjigju
  • Tironci: 05/08/2020 18:28

    Po nga moma jote ka marrur ndonje trashigimi o sekser avokat,se ju se bashku me gjykate & prokorori jeni kriminelet dhe banditet mete medhej te ketij vendi.

    Përgjigju
  • A. N.: 05/08/2020 18:05

    Rrofshin baballeret, nenat, vellezerit e motrat qe na lane gjithe pasurine e tyre.

    Përgjigju
  • Maliqi: 05/08/2020 17:51

    Aman rri i qet se gjitha do ti kthehen.Nuk ka drejtesi as shtet dhe nuk behet kurr ky vend...nuk do ndodh ndonjeher ti konfiskohet pasuria trafikanteve.Paguaj nje grusht te mir eurosh dhe ti kthejn te gjitha,euro thyn cdo ligj e cdo politikan.

    Përgjigju
  • Andon L.: 05/08/2020 17:45

    Hahahaha!

    Përgjigju
  • Juristi: 05/08/2020 17:25

    Eshte dosje e transferuar mbas mbylljes se prokurorise se krimeve te renda o Qafa nga Skrapari, mos u mundo te mjegullosh te verteten per injorancen. Pergjigju o bedeli i Ilir Qafes nese klienti yt eshte Pasmaciu apo jo? Ka qene i denuar per trafik heroine apo jo. Kredine qe paska marre me cfare kolaterali e ka marre? Apo ka lene peng parate e droges. Nuk jemi ne sherbimin e proves ketu ku shefi jot vodhi 2 milion euro dhe tani bredh i lire me studio avokatore. Eshte e cale dhe vjen ngadale mos u merzit.

    Përgjigju
  • XXX: 05/08/2020 17:21

    Babai i ketij si gjithe shqiptaret ne komunizem ka qene brekgrisur. Leri kto pralla me pasuri nga babai e mamaja. Mereni e raseni dhe ne burg ket kurven edhe pastaj vete haka tek i zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet