Avokati paralajmëroi deponime kundër Berishës, Izet Haxhia merret ne pyetje me orë të zgjatura

Avokati paralajmëroi deponime kundër Berishës, Izet Haxhia merret ne pyetje me orë të zgjatura

Avokati paralajmëroi deponime kundër Berishë, Izet Haxhia merret ne pyetje me orë të zgjatura shoqëruar për t'u pyetur në lidhje me veprat penale për të cilat akuzohet për vrasjen e ish deputetit Demokrat Azem Hajdari.

Gazetarja e Report TV, Xhensila Kodra, raporton se burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda konfirmojnë se marrja në pyetja e Haxhisë ka vijuar edhe sot dhe ka nisur që në orën 8, ndërsa marrja ne pyetje do të vijojë deri rreth orës 15:00.  Haxhia është pyetur disa herë në pyetje, me orë të zgjatura, nga OPGJ përgjatë javës së fundit.

Marrja e shpeshtë e Haxhisë në pyetje vjen pas përplasjeve së dy gjykatave, asaj për Krime të Rënda dhe Penales së Tiranës në lidhje me kompetencat e veprave penale të dosjes "Hajdari". Përfundimisht dosja ka kaluar tek Krimet e Rënda në shtator të këtij viti.

 Përveç seancave të marrjes në pyetje, Krimet e Rënda nuk mund të vijojnë me procesin gjyqësor, deri në momentin kur Gjykata Supreme të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me gjykatën kompetente.

Ndërkohë avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ditët e fundit ka thënë se klienti i tij, do të fillojë deponimet kundë ish kryeministrit Sali Berisha.

Për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhiaj një nga tre të dënuarit ka fituar të drejtën e rigjykimit dhe procesi për të është hapur nga e para. Një tjetër kërkesë e rrëzuar Haxhisë ishte edhe ajo për përjashtimin e trupës gjykuese për të cilin avokati thotë se kërkojnë gjykatës me vetting të kaluar.

Izet Haxhiaj i cili u ekstradua nga Turqia pak muaj më parë u dënua në mungesë me 25 vite për vrasjen e Azem Hajdarit, ndërsa Jahi Sali Mulosmani është i dënuar përjetë për të njëjtin krim. Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR THESI ME MUT ÇAFAJ: 23/10/2019 14:51

    Shikoni o popull Shqiptar se kush është fytyra e kuçedrës salhe malok berisha. Ky njeri ka bër vetëm krime e vjedhje me të dyja duart e ka mbi vete shum jet të mara pa drejtësisht e ky qen bastard vazhdon e lëviz i lir. KTO JAN ÇUDIRA SHQIPTARE.

    Përgjigju
  • Populli: 23/10/2019 11:28

    O Zot sa shume mekate rendojne mbi kriminelin Sali Berisha,a e bren sado pak ndergjegja kete monster qe ju ngjit si muti pas kepuces per 30 vjet ketij populli te vuajtur nga diktatura Hoxha????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të  RAI

Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI