Avokati Saimir Visha: Mbesa ime Elsa Lila është liruar, bien të gjitha akuzat si llogaritare e grupit kriminal! Mediat italiane asnjë lajm

Avokati Saimir Visha: Mbesa ime Elsa Lila është liruar, bien të gjitha akuzat si llogaritare e grupit kriminal! Mediat italiane asnjë lajm

Këngëtarja Elsa Lila

TIRANË- Elsa Lila është ka dalë nga burgu dhe ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat! Ky është konfirmimi që vjen nga daja i këngëtares, avokati Saimir Vishaj në një prononcim për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, i cili tha se mbesa e tij është lënë e lirë. Megjithatë, duhet theksuar mediat italiane, të cilët dhanë lajmin mbi arrestimin e këngëtares, nuk e kanë raportuar këtë informacion siç edhe rezulton nga një kërkim i shpejtë i bërë së fundmi.

Elsa Lila u arrestua në operacionin e policisë italiane në 16 mars, ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare. 13 urdhër arreste u lëshuan, teksa në pranga përveç Elsa Lilës ra edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi.

Kwngwtarja 40-vjeçare akuzohej se mbante llogaritë e trafikut të drogës. Siç u raportua më herët, këngëtarja kujdesej për paratë  dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj "këshilltareje", ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri "si në Shqipëri"

Kush është Elsa Lila?
Elsa Lila është një këngëtare jo pak e njohur, ku mundi të rrëmbejë menjëherë zemrat e shqiptarëve që me daljen e saj të parë në skenë me këngën "Pyes lotin" në vitin 1996, ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Askush nuk e harroi më zërin e mrekullueshëm të Elsa Lilës, ndërsa ajo fitoi sërish çmimin e parë në Festival një vit më pas, me këngën “Larg Urrejtjes”. 

Këngëtarja më pas u largua drejt Italisë, ku edhe atje vijoi karrierën në muzikë, duke marrë pjesë në Sanremo. Ajo për herë të parë këndoi në Itali në vitin 2003 me këngën Valeria, ndërkohë që në vitin 2007 mori pjesë sërish me këngën “Il senso della vita” (kuptimi i jetës). Megjithatë, prej shumë vitesh ajo ishte tërhequr nga muzika, ndërsa në vitin 2010 u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën Evita. Elsa Lila u përfshi edhe në politikë vite më parë, kur Partia Socialiste asokohe në opozitë hyri në grevën e urisë në Çadrën para Kryeministrisë. Ajo ka pozuar disa herë krah Edi Ramës, i cili në vitin 2013 publikoi foton me këngëtaren duke u përqafuar dhe ku shpjegonte se ajo erdhi nga Italia për të votuar Rilindjen.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 11/05/2022 21:12

    Uroj elses qe doli e pafajshme dhe e keshilloi te hapi padi per te gjith shpifesit si ne itali por me shum goj shqyerve ne shqiperi

    Përgjigju
  • Ta Rras Lala: 11/05/2022 21:04

    O komentusa o shëllira o këllira qaini hellin Elsa Lilës ajo Bosse ju brek grisur e vetëm lefni hum hum hum e hani një top tē madh tum. Ha ha ha hi hi ho.

    Përgjigju
  • Mirjana: 10/05/2022 21:31

    Ti nuk je avokat por sekser dhe hajduti me i madh qe mund te njihet. Pazaret e tua ne emer te gjyqtareve dhe prokuroreve bene qe te shkoje ne kete derexhe vleresimi i publikut per sistemin. Ti del e ben edhe ekspertin neper televizione, nderkohe qe duhet te ishe me kohe ne burg per aq korrupsion te pafund qe ke bere duke perdor emrat e gjyqtareve dhe prokuroreve. Te rrofshin dhembet e kalit dhe range roveri se llum ke qene dhe llum do mbetesh. E zeza e avokatise

    Përgjigju
  • Bukurie: 10/05/2022 21:02

    Lajm I madh Nuk lane gje pa thene disa injorant per kengetaren e madhe Elsa Lila jemi shume xheloz per njerzit we Jane me fame si Elsa shqiptar hesapi turp ajo ishte nje ylle be ngjitje ka patur stres te madh i urojme suksese dhe shendet te plote bashke me vajzen dhe te gjeje for a te ece perpara .

    Përgjigju
  • Beni: 10/05/2022 20:57

    TANI EDI RAMA DUHET TA BEJE DEPUTETE, ,SE E PLOTESON KRITERIN PER DEPUTETE,,DUHET TE JESH MARRE ME DROGE...,

    Përgjigju
  • Paul: 10/05/2022 20:55

    Duhet te kete NDERHYJE rama,,ndryshe do hate nja 10 vjet burg...

    Përgjigju
  • LORA: 10/05/2022 19:43

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Xxxx: 10/05/2022 19:32

    Shyqyr qe u lirua se gojet e liga shqiptare cfare nuk thane.Mbaresi Elses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët