Avokatja Kastrati: Lanë lekët
vodhën vetëm dosjen

Avokatja Kastrati: Lanë lekët<br />vodhën vetëm dosjen
Jalldyz Kastrati, avokatia e një sërë çështjesh penale që ra preh e grabitësve dy ditë më parë tregon në një intervistë, pasojat e vjedhjes së dokumentave dhe mos prekjes së asnjë sendi me vlerë në automjetin e saj. Avokatia, ngre dyshime të forta se persona të palës së dytë që mund të jenë në konflikt me klientin e saj, dokumentat e të cilit janë vjedhur, mund të kenë gisht në aktin kriminal të shënuar në orët e para të mëngjesit të së Dielës. Vetë e dëmtuara, tregon se pasi është njohur mbi ngjarjen nga oficerët e komisariatit nr.3, ka mbetur e befasuar për shkak se sipas saj gjatë karrierës së saj si avokate ska krijuar asnjë konflikt me klientët që ka mbrojtur në gjykatë. Gjatë intervistës Jalldyz Kastrati, s'pranon të tregojë se çfarë përmpajtje kishin dokumentat e grabitura dhe se kujt të pandehuri i përkisnin ato, duke shtuar se smund të flasë me emra konkretë për shkak se i prish qetësinë klientit të saj. Kastrati, shton se në kroskotin e makinës ndodheshin 4 mijë lekë, të cilat ajo i mbante për lavazhin e makinës, para këto që s'janë prekur nga grabitësit. Sipas saj mes sendeve me vlerë nuk është prekur dhe kasetafoni. Kohët e fundit avokatia Jalldyz Kastrati, ka përfaqësuar mbrojtjen e saj ndaj këngëtarit Arkimed Lushaj ose siç njihet ndryshe me emrin e artit "Stresi". Po kështu në mbrojtjen e saj kanë qënë disa anëtarë të bandës së Durrësit dhe asajt të Cërrikut, si Indrit Taullai dhe Llazar Bicja.
Zonja, avokate si e mësuat lajmin për grabitjen e automjetit?
Në fakt mua me ka lëjmëruar policia e Tiranës, herët në mëngjes, duke me thënë se makinës që e kisha parkuar poshtë pallatit, i kishin thyer xhamin. Jam çuar me shpejtësi, pasi u tremba se çfarë mund të kenë marë. Kur shkova, makina po kontrollohej nga punonjësit e komisariatit nr.3. Unë kam parë vetë, sendet që mungonin brenda në automjet. Nga ato që pashë, mnësova se vetëm çanta ime e punës mungonte.
Po çfarë kishte në çantë, për veç disa dokumentave që policia ka bërë të ditur?
Është e vërtetë që në çantë ka pasur vetëm dokumenta dhe asnjë gjë tjetër me vlerë financiare që do i hynte në punë autorëve. Çanta ndodhej në sediljen e pasme të makinës time. Autorët pasi kanë thyer xhamin, kanë marë çantën të cilën e kanë hapur. Brenda në të ndodheshin dhe dy kodet penale, të cilat autori i ka nxjerë nga çanta dhe i ka lënë në sedilje. Me sa duket atij i janë dashur dokumentat që ndodheshin brenda në çantë, të cilën e ka marë së bashku me letrat.
Po mbase kur është larguar e ka hedhur dhe çantën në rrugë, pasi ka parë që s'kishte para apo euro?
Këtë nuk e di të sigurt se çfarë ka bërë autori me çantën dhe me dokumentat. Ato i përkisnin një klientit tim që akuzohet për një çështje penale, emrin e të cilit unë s'mund tjua them për shkak se i prish qetësinë. Për çantën unë dhe policia kemi bërë kontroll rreth lagjes, si dhe në kazanat e plehrave që ndodhen afër vendit të ngjarjes, pos s'kemi gjendur asnjë gjurmë të saj.
Po kujt mund ti hynin në punë ato dokumenta, dhe se çfarë dëmi mund tju sjellin ju, pasi një kopje e dosjes ndodhet në prokurori dhe mund të meret sërisht dosja nga ana juaj?
Realisht unë nuk me di se kujt mund ti hyjnë në punë dokumentat. Atë mund ta dijë vetëm ai që i ka grabitur, pasi dhe policia deri tani ska asnjë informacion. Nga eksperienca ime si avokatë unë skam pasur ansjë konflikt me klientët e mi. Mund të them se vjedhja duhet të jetë kryer nga persona të dytë, që kanë lidhje me klientin që unë mbroj ligjërisht. Nuk mund ta kuptoj se pse duhet të grabiste çantën me dokumenta, kur në makinë mund të merte dhe materiale të tjera.
Pse në automjet sipas jush ndodheshin dhe sende me vlerë.
Në automjet jo se kishte sende me vlerë të shtrenjtë, por në kroskotin e makinës ndodheshin 4 mijë lekë që unë i mbaja për lavazhin e makinës, të cilat nuk janë prekur fare nga grabitësi. Hajduti po të kishte hyrë për të vjedhur lek, ato para mund ti kishte marë menjëherë ose do të kishte marë kasetafonin e makinës, i cili s'kishte lëvizur fare nga vendi.
Po në polici keni dhënë dëshmi, në çdrejtim e keni orientuar policinë?
Jam pyetur në polici dhe kam dhënë shpjegime për aq sa di. Unë si kam orientuar në asnjë drejtim punonjësit e policisë, pasi dhe vetë nuk di se për çfarë të ketë ndodhur kjo grabitje. Gjatë kësaj kohe kam menduar se kush mund ta ketë kryer një veprim të tillë, por nuk kam arritur të nxjerr një përfundim dhe të dyshoj mbi ndonjë person konkret, pasi marëdhëniet me klientët e mi i kam pasur dhe i kam shumë të mira.
Çfarë do të thotë kjo, që ju apo klienti që ju mbroni nuk dyshoni në asnjë person?
Deri në këto momente unë s'kam asnjë dijeni se kush mund ta ketë bërë. E thashë më lart që mund të jetë ndonjë person i palës së dytë që mund të ketë konflikt me klientin tim, por për të thënë emra konkretë unë s'mund të them pasi nuk di kush e ka bërë këtë veprim. Unë personalisht jam ndier shumë e tronditur, pasi kam mbrojtur në gjykatë çështje shumë të rëndësishme në gjykatën penale të Tiranës dhe atë të Krimeve të Rënda dhe se s'më ka ndodhur asnjë gjë e kësaj natyre.
Por nga ana e policisë, keni mësuar se si po shkojnë hetimet rreth grabitjes tuaj?
Policia ka bërë veprimet e saj hetimore. Deri tani dosja është pa autor dhe se kam përshtypjen se dosja do vashdojë të qëndrojë në polici. Nga kontatktet që unë kam marë me oficerët më kanë garantuar se po punojnë për z'bardhjen e autorëve. Tani të shpresojmë për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale