Azilkërkuesit në Shqipëri, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Gjykata e Apelit

Azilkërkuesit në Shqipëri, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Gjykata e Apelit

Qendra e emigrantëve në Shëngjin

Qeveria italiane i qëndron operacionit në Shqipëri dhe kërkon të ndryshojë gjyqtarët që vendosin për vlefshmërinë e ndalimit të emigrantëve të sjellë në qendrën e Gjadrit. Sipas asaj që lexojmë në mediat italiane kjo çështje nuk do të jetë më në dorën e magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët tani kanë liruar 19 azilkërkuesit, por në Gjykatën e Apelit në përbërje monokratike.

Risia përmbahet në një ndryshim në dekretin e flukseve të paraqitura të martën vonë në mbrëmje nga relatorja Sara Kelany (FdI).

Deri tani ka qenë seksioni i emigracionit në gjykatën e kryeqytetit që ka shprehur mendimin e tij për vleftësimin e ndalimeve të urdhëruara nga Kuestura.

Magjistratë që janë ekspertë të temës dhe që sipas zërave kritikë të mazhorancës kanë një orientim paragjykues në favor të emigrantëve, duke kundërshtuar kështu strategjinë e ashpër të qeverisë. Një pengesë që nuk mund të kapërcehet, siç e pamë edhe me dështimin e dy transfertave të para.

Karta e re e vënë në tryezë është amendamenti i Kelany që në dekretin e flukseve modifikon ligjin 46 të 2017 duke e zhvendosur juridiksionin mbi vlefshmërinë e paraburgimeve në Gjykatën e Apelit Romë nga gjyqtari Giuseppe Meliadò. Kundër vendimit të Gjykatës lejohet ankim në Gjykatën e Lartë të Kasacionit./ ANSA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist

2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist