'Babi a më çon të gjyshi...', realizohet takimi i shumëpritur i Alvinit, momenti prekës kur i hidhet në krahë gjyshit (VD)

Kampioni i vogël, Alvin Berisha i cili u shpëtuar nga kampi fatkeq, 'Al Hol' në Siri, dhe ditën e djeshme mbërriti pranë familjes në Itali, ka realizuar edhe takimin e shumë pritur me një person shumë të veçantë për të. Është pikërisht gjyshi i tij.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe momenti prekës, ku Alvin takohet me gjyshin e tij, të cilin e kishte kërkuar që në kohën kur ishte në kampin sirian.

Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t'iu bashkuar luftëtarëve të ISIS.

Alvini u rikthye ditën e djeshme në shtëpi, duke u dhënë fund kështu një kalvari vuajtjesh që prej 5 vitesh.

11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe. Më pas Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, përfaqësuesi i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, zyrarët italianë dhe ministri Sandër Lleshaj treguan në një konferencë për mediat detajet e operacionit si u arrit që të nxirrej fëmija shqiptar nga kampi.

Pesë ditë më parë Report Tv ishte i pari që dha lajmin ekskluziv për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës. Para tre netësh 11-vjeçari shqiptar u transportua në Damask, ndërsa ditën e pardjeshme në ambasadën italiane në Liban dhe dje u bashkua me familjen në Romë. Operacioni për shpëtimin e Alvinit  u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës