Baldushk/ E zë korrenti duke punuar, ndërron jetë mirëmbajtësi i rrugëve

Fshati Buldushk

TIRANË - Një ngjarje fatkeqe i ka marrë jetën punëtorit për mirëmbajtjen e rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk. Sipas një njoftimi paraprak të policisë, H.M 60 vjeç, rreth orës 12:45, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore në Baldushk.

Sipas policisë, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento