'Baldushku' godet dy shpërndarësit e drogës, sekuestrohet kokainë dhe kanabis

'Baldushku' godet dy shpërndarësit e drogës, sekuestrohet kokainë dhe kanabis

TIRANË- Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla dhe i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të operacionit të koduar "Baldushku" që vuri në pranga dy të rinj. Nga operacioni u sekuestruan doza me kokainë, 1.1 kilogramë kanabis e ndarë në doza dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabis.

Të arrestuarit janë; B. Z. 22 vjeç dhe F. A. 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas policisë F. A. merrej me tregtimin e lëndës narkotike kanabis dhe kokainës, në zonën e Njësisë Administrative Baldushk dhe zonave përreth saj.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur Picallë u konstatua i ndaluar automjeti në posedim të F. A., i cili ishte së bashku me B. Z. dhe nga kontrolli në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 5 doza me kokainë dhe 12 gota plastike të kultivuara me fara kanabisi.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe dy aparate celularë, një peshore elektronike dhe automjeti në pronësi të F. A.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë