Balerinët tanë gjithnjë e më të kërkuar Adela e Anxhelo Muçollari stage me talentet e reja në Itali

Balerinët tanë gjithnjë e më të kërkuar  Adela e Anxhelo Muçollari stage me talentet e reja në Itali

Balerinët shqiptarë janë shumë të kërkuar në Italinë fqinje. Kledi Kadiu, Ambeta Toromani, Eris Nezha, Bernard Shehu, Klaudia Pepa kanë lënë gjurmë të pashlyera me aftësinë e tyre profesionale duke e ngritur baletin tonë në piedestal.

Shumë të kërkuar janë edhe balerinët e parë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe baletit. Shpesh ata marrin kërkesa për të bërë stage të shkurtra dhe intensive për të mësuar dhe dalluar talentet e reja në vendin fqinj.

Këtë fundjavë balerinët tanë më të mirë Adela Muçollari dhe vëllai i saj Anxhelo dhanë mësim dhe përzgjodhën 5 talente italianë në Akademinë e baletit në Comacchio, të cilët morën bursa për në Madrid. Një eksperiencë e shkëlqyer që përmirëson imazhin e Shqipërisë dhe ngre gjithnjë e më  lart emrin e Shqipërisë në disiplinën e bukur dhe të vështirë të baletit klasik.

xy/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri