Balla inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Prrenjas

Balla inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Prrenjas

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me deputetin Nuri Belba inspektuan punimet që po kryhet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Prrenjas, e cila brenda pak ditësh do të jetë gati. 

Në fjalën e tij Balla tha se rikonstruksioni i kësaj shkolle ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve të Prrenjasit, pasi mësimi zhvillohej me dy turne, ndersa falë këtij investimi tashmë kemi një ndërtesë të standardeve europiane. 

Në vijim të vëmendjes së Qeverisë për Bashkinë Prrenjas është dhe ky investim tjetër që është në prag të përfundimit. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e të gjithë banorëve të Prrenjasit për të bërë tërësisht funksionale shkollën 9 vjeçare “Qybra Sokoli”. Prej kohësh këtu mësimi zhvillohej me dy turne për shkak të mungesës së ambienteve, por tashmë jemi pranë një ndërtesë të standardeve europiane”, tha Balla.

Falë investimit rreth 44 milionë lekë të Qeverisë Shqiptare për rikonstruksionin total të shkollës, tashmë rreth 400 nxënës të Bashkisë Prrenjas do të kenë mundësi të mësojnë në kushte bashkëkohore. 

Shkolla e rikonstruktuar, “Qybra Sokoli”, së shpejti do të pajiset dhe me bazën materiale dhe laboratorët.


Balla inspekton rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” në Prrenjas

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elbasani: 26/03/2018 03:32

    Ça do me thene inspekton? Balla ska funksiom zyrtar ta beje kete gje dhe as merr vesh nga ndertimet . Aty jane investuar parate e taksapaguesve dhe parate e pista qe Balla ka marre me drejtorat qe ka emeruar kudo apo ka investuar ai? Dava hajdutesh dhe corape kuqesh ja kjo eshte se une e njoh mire kete far burri qe vetem burreri ska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot

FOTO/ Hapet gropë në mes të aksit rrugor Lezhë-Milot