Balla: Kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të Shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla u shpreh se kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të hetimorit të shëndetësisë nuk përmbush asnjë parakusht.

'Kërkesa e 7 deputetëve nuk përmbush asnjë parakusht. Që të zgjatet komisioni i ka dhënë kompetencën vetë komisionit ta bëjë zgjatjen. I ka dhënë Kuvendit vetëm kompetencën për ta ngritur. Si parakusht ligjvënësi ka vendosur që në komision të bësh një vendim të ndërmjetëm. Ka ndodhur dy herë dhe është zgjatur. Është vendosur me konsensus. Ky vendim nuk ka ndodhur, sot në orën 16:00 i mbaron mandati komisionit hetimor. Tani bëhet një teatër deri sa të vejë ora. Ju vetë sot e keni sabotuar me dëshirë. Këtu ishim para një jave, pse nuk erdhët.

Pse nuk parashtruar një vendim të ndërmjetëm në komision? Nuk ka ndodhur. Rregullorja e Kuvendit, doni apo s’doni kemi një problem aty, neni 25 është neni më i shkurtër dhe natyrshëm duhet dhe prandaj do kishit bërë mirë të kishit ardhur te kom i posaçëm dje për të diskutuar dhe për nevojën që ka Kuvendi për të rregulluar gjithë kuadrin e vet të brendshëm sepse e vërteta është që kjo është rregullorja. Ju mund të hidheni përpjetë deri në 4 kur të mbyllet sepse Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë ta bëjë këtë gjë sa kohë që ne nuk kemi para një vendim të ndërmjetëm. Të kishit ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve. Debati me ty për rregulloren e Kuvendit është një debat që nuk mund të bëhet me palë të barabarta.

Prandaj ose formuloni një kërkesë për të ankimuar vendimin e djeshëm të Konferencës së Kryetarëve dhe të shprehet salla edhe pse nuk ka bazë sepse në fund të fundit kërkesa e 7 deputetëve nuk bazohet asgjëkundi. Nuk kemi thënë në nenin 19 që 7 deputetët kanë të drejtë të kërkojnë zgjatjen e hetimit. Pak jurisprudencë e keni mësuar', tha Balla.


Lajmi kryesor:

Zhvendoset në Kuvend debati për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i mbaron afati! PD: Shtyjeni 3 javë! PS: Teatër


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, balotazhi më 8 dhjetor

Gjykata rumune njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, balotazhi më 8 dhjetor