Kryetarët e LSI në Belsh dhe Cërrik japin dorëheqjen dhe kalojnë me PS! Balla: 25 prilli, dita që do ndajë përfundimisht nga politika e vjetër e Ilir Metës dhe Sali Berishës(VIDEO)

Në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë një goditjen e radhës në Qarkun e Elbasanit. Prej disa kohësh kryetari i LSI në Cërrik Astrit Xhelili dhe ai i Belshit Zenun Bullari janë larguar nga radhët e LSI dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste. Numri dy i PS, gjatë fjalës së tij falënderoi Astrit Xhelilin, i cili ka drejtuar LSI për shumë vite, por tashmë ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së madhe të Partisë Socialiste.

 

“Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me ne e që ka drejtuar LSI për shumë vitesh dhe prej ditësh ka vendosur të jetë pjesë e mbështetjes së Edi Ramës dhe PS. Faleminderit Astrit që e le drejtimin e LSI, sepse ishte drejtim i gabuar dhe mirëserdhe në PS. Ndërkohë dua të falënderoj edhe kryetarin tjetër të LSI-së, Zenun Bullarin të zonës së Belshit, i cili dhe ai ka vendosur të largohet nga LSI dhe të mbështesë PS dhe Edi Ramën më 25 prill. Atë që Lulzim Basha e harroi rrugës, çuarjen e LSI për skrap, besoj që në Cërrik dhe Belsh po e bëjmë më së miri”, tha Balla.

Astrit Xhelili dhe Zenun Bullari

 

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste  për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Cërrikut. Teksa e cilësoi Cërrikun zemrën e PS, Balla tha se më 25 prill do të hapet një faqe e re e historisë së PS në marrëdhënie me këtë qytet.

“7 vite më parë Cërriku ishte tërësisht i lënë në harresë dhe nuk ishte në hartën e investimeve të qeverisë së kaluar. Po të ndalemi tek shëndetësia, ne kemi arritur të rikonstruktojmë të gjitha qendrat shëndetësore. Ne do të vazhdojmë gjithashtu të investojmë në shkollat e qytetit dhe ato të njësive administrative”, tha Balla.

Teksa u premtoi banorëve që PS do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura sa i përket investimeve në infrastrukturë, Balla shtoi më tej se nuk të mbeten pas as investimet në infrastrukturën bujqësore.

“Kemi ecur me një shpejtësi të pakrahasueshme me çfarë gjetëm. 25 prilli është një ditë e rëndësishme për tu ndarë përfundimisht nga politika e vjetër e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Edi Rama është pengesa e vetme përballë tyre që ata të rikthehen dhe njëherë ta marrin peng Shqipërinë. Të jesh sot në krahun e Edi Ramës dhe PS është të jesh me Shqipërinë Europiane” përfundoi kreu i Grupit Parlamentar të PS.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 18/04/2021 18:17

    I kane mbetur Nafije dybekut turikalit vetem sharebajgat e,Jales Kejdi dhembcakallja Nora bythderrja, Erisa hundpinokja dhe Elona Guri surratnallonja qe e therrasin ne Durres Drandja e Mirdites.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë

Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë