Balla takim me banorët në Labinot Mal në Elbasan: Vota për PD çon ujë tek mulliri i Ilir Metës

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët në Labinot Mal.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se në këtë zonë do të ketë investime të cilat do i japin peshën dhe zhvillimin që i takon.

“Ne jemi një nga krahinat më të mëdha jo në qarkun e Elbasanit, por në gjithë Shqipërinë mungesa e infrastukturës na kishte mbajtur peng zhvillimin e kësaj zone dhe sigurisht që rruga do të shkojë deri në Benë, sepse i tillë është angazhimi për zhvillimin e zonës, por që ndërkohë edhe nga krahu tjetër i Xibrakës ne na duhet të fillojmë shumë shpejt investimin jo vetëm për të krijuar një unazë zhvillimi, por për të krijuar një lidhje të gjithë krahinës së Çermenikës. Vetëm një investim i tillë infrastrukturor mund t’i japë kësaj zone peshën dhe zhvillimin që i takon.

Mos të harrojmë që unë kur unë bashkë me ju nisëm këtë rrugëtim të përbashkët, qendra jonë shëndetësore ishte ‘mos o Zot’. Sot qendra shëndetësore jo vetëm që është e rikonstuktuar, por sot ne aty po çojmë përpara një proces shumë të rëndësishëm, atë të vaksinimit dhe thirrja ime është për të gjithë personat mbi 60 vjeç është të shkojnë dhe ta kryejnë procesin e vaksinimit. Deri në fund të majit ne do ta kemi kaluar numrin e 500 mijë vaksinimeve dhe kjo do të na japë mundësinë që mos kemi më asnjë lloj kufizimi dhe do na japë mundësinë që t’i kthehmi normalitetit dhe unë dua tu them shumë sinqerisht sot që kjo votë kësaj radhe është shumë e rëndësishme për zonën tonë. Do të investiojmë për shkollën këtu në Qafë për t’i dhënë asaj hijeshinë dhe rolin e rëndësishëm që ka dhe ndërkohë do të vazhdojmë të investojmë në të gjitha objektet arsimore.

Mund ta dinë të gjithë që vëmendja e kësaj qeverie mund të duket në shumë sektorë, por ka një element që është shumë thelbësor, në vitin 2013 fondi i ndihmës ekonomike këtu ishte qesharak, 8 mijë lekë të vjetra, 10 mijë lekë të vjetra, për çfarë mund t’i hynte në punë një familjeje? Sot e kemi fondin 10 herë më të lartë. Të gjithë e dimë që edhe kjo ndoshta është pak, por krahasuar me atë që ishte është shumë më shumë. Ky është vetëm fillimi i një procesi të rritjes së vëmendjes ndaj zonës sonë.”, u shpreh Balla.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos e harxhojnë votën dëm, por vota e tyre të shkojë për Edi Ramën.

“Ne e kemi shumë të lehtë zgjedhjen këtë herë. Duam të kemi vëmendjen e qeverisë apo duam të na heqin fare nga harta e qeverisë? Se mjafton të hedhësh sytë në listat e tjera e të kuptosh sa i rëndësishëm është Elbasani për partitë e tjera. As te PD, as te LSI krerët e listave nuk kanë asnjë lidhje me Elbasanin.

Jam shumë i sigurt që këto zgjedhje ne do të marrim një mandat të rëndësishëm për të çuar përpara disa reforma shumë të rëndësishmë të cilat sot mund të rrezikohen nëse ne votës tonë nuk i japim rëndësinë që duhet, nëse nuk e kuptojmë që arsyeja pse Sali Berisha dhe Meta janë bërë bashkë dhe kanë nxjerrë Lulin përpara si dhëndër, është arsyeja që fsheh nga mbrapa: Bllokimin e Reformës në Drejtësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që ne na duhet në 25 prill një vetëdije atdhetare e çdo banori të kësaj zone, që të kuptojë që vota për LSI është një votë që nuk i bën nder Shqipërisë, vota për PD, çon ujë tek mulliri i Ilir Metës. Prandaj ne e dimë shumë mirë që ajo që në kërkojmë është që ne të kemi mundësi të vazhdojmë punën e nisur. Vota për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste është e vetmja rrugë, e vetmja mënyrë, i vetmi shans që ne kemi që kësaj zone t’i japim zhvillimin. Numri 12, Partia Socialiste.”, përfundoi Balla.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është gati Shqipëria për sezonin e ri turistik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Lajm i mirë sepse të mërkurën jeni shumë krijues, horoskopi për ditën e sotme