Balla takim me banorët në Stranik, Prrenjas: Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI

Balla takim me banorët në Stranik, Prrenjas: Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI

Taulant Balla

Nga një bashkëbisedim me banorët e fshatit Stranik, në Përrenjas, drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Taulant Balla u ndal të investimet që janë bërë në këtë zonë si në shëndetësi dhe infrastrukturë.

Sa i përket investimit në infrastrukturën e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, numri dy i PS shtoi se ato do të vazhdojë edhe në zonën e Stravajt.

 “Fondi i ndihmës ekonomike në këtë njësi është 7.5 herë më i lartë sesa ai që gjetëm në 2013 dhe kjo tregon kujdesin social që jep qeveria jonë.  Sa i përket pensioneve, Balla deklaroi se nëse PS nuk do të kishte ardhur në qeverisje, në 1 janar 2015 skema e pensioneve do të falimentonte.  Beteja e 25 prillit është për reformën në drejtësi theksoi Balla, duke shtuar më tej se është e papranueshme të tolerohet që LSI në këtë zonë të marrë vota. Kush çon votën sot tek PD, nuk shpëton Lulin as PD. Mos u gënjeni nga ata që duan të blejnë votën me para si LSI. Ata janë bërë bashkë për të penguar Edi Ramën”, tha Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së theksoi gjithashtu se forca e tij politike nuk i ka bërë dëm interesave të vendit dhe se është në interesin e Shqipërisë t’i japin votën Ramës.

“PS është e vetmja parti që në këto 30 vite nuk i ka bërë kurrë dëm interesave të vendit. Edi Rama sot është e vetmja shpresë që ky vend të ecë para. Ndaj vota juaj për PS, i bën nder zonës tonë dhe krahinës tonë”, deklaroi Taulant Balla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:25
Balla takim në Elbasan: Sali Berisha dhe Ilir Meta dalin përfundimisht jashtë politikës më 25 prill

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 1 në Elbasan. Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se mënyra sesi Edi Rama përballoi pandeminë tregoi se në kohë të vështira Shqipërisë i duhen njerëz të sprovuar.

“Kërkesa ime është që çdo person të shkojë të bëjë vaksinën sepse na duhet të dalim sa më shpejt nga kjo situatë që ka shkaktuar pandemia dhe duke dalë nga kjo situatë e vështirë do të na mundësojë që t’i rikthehemi normalitetit. Ajo që na duhet është rikuperojmë kohën e humbur dhe ta rrisim intensitetin e punëve në Elbasan.

Na duhet mandati i tretë me Edi Ramën sepse vetëm kështu mund të garantojmë vëmendjen që i duhet Elbasanit. Le të më thotë një banor i kësaj lagjeje se çfarë ka bërë Sali Berisha apo Ilir Meta për këtë lagje? Ata janë bërë bashkë sepse pengesa e tyre për ta rimarrë peng Shqipërinë është Edi Rama. Prandaj kësaj radhe ne na duhet që të bëhemi bashkë për të çuar përpara transformimin e qytetit tonë. Ajo që na duhet shumë është që secili prej jush të kuptojë që vota është instrumenti i vetëm që njerëzit kanë nevojë për të vendosur se në çfarë drejtimi do të ecë Shqipëria në gjeneratën e re që kemi nisur. 

Pandemia është një përballje globale, por që në fakt Shqipëria po di fare mirë ta tejkalojë këtë situatë me një diferencë nga shumë vende të tjera. Ne jemi në kushtet që po vaksinojme çdo ditë rreth 10 mijë qytetarë shqiptarë. Pandemia nuk është diçka që e kishte vetëm Shqipëria. Mënyra sesi Edi Rama e trajtoi dhe e përballoi këtë sfidë që ju vu përpara na tregon që në kohë të vështira, na duhen njerëz të sprovuar si Edi Rama.”, tha Balla.

Ai shtoi se më 25 prill Sali Berisha dhe Ilir Meta dalin përfundimisht nga politika.

“Meraku jonë është punësimi. Vëmendja jonë e veçantë në këtë mandat të ri do të jetë punësimi. Ne duhet të krijojmë një arsye pse njerëzit duhet të vijnë në Elbasan. Edi Rama është e sigurt që është një kryeministër që e ka Elbasanin në vëmendjen e vet, sepse çdo punë publike që është bërë në Elbasan, ka pasur vëmendjen e Edi Ramës. Shqipëria është një vend i vogël, por njerëzit e Shqipërisë janë ata që kanë dorë  më 25 prill të caktojnë drejtimin që do të ecë Shqipëria. Prandaj vota për Edi Ramën nuk është vetëm një votë për Partinë Socialiste, është një votë për të ardhmen e fëmijëve tuaj. 

Populli i Elbasanit, historikisht jo në këto vite por gjithmonë ka ditur të orientojë votën e vet dhe jam shumë i bindur që më 25 prill ne do të arrijmë të organizohemi pa dallim, që nga Elbasani t’i japim një mesazh të rëndësishëm, që politikanët e së keqë të gjithë politikanët e së keqes që janë bërë kundër Edi Ramës, tu japim një mesazh shumë të rëndësishëm. 25 prilli e nxjerr përfundimisht nga politika edhe Sali Berishën edhe Ilir Metën. Prandaj ne na duhet që të flasim me të gjithë. Meraku ynë duhet të jetë ëmendja që qeveria i jep Elbasanit. Elbasani do të jetë qendra e vëmendjes së qeverisë së re që merr mandatin më 25 prill.”, përfundoi Balla.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë