Balla takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev: Angazhimet për të ardhmen europiane, qëllim për një jetë të mirë të qytetarëve

Balla takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev: Angazhimet për të ardhmen europiane, qëllim për një jetë të mirë të qytetarëve

Delegacioni shqiptar në takim me atë maqedonas, Taulant Balla dhe Zoran Zaev

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u prit në një takim nga kryeministri, Zoran Zaev.

Gjatë takimit Balla dhe Zaev ndanë vlerësimin e përbashkët se marrëdhëniet e midis kryeministrave të dy vendeve, janë drejtimi në të cilin po zhvillohen marrëdhëniet e mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Për marrëdhëniet mes dy kryeministrave, Balla thotë se janë gjithashtu një shembull i mirë në rajon dhe një tregues se 'atje ku ka vullnet politik, ka respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të suksesshëm'.

Numri dy i PS-së, Taulant Balla dhe Kryeministri i Maqedonisës së Veriut, Zoran Zaev theksuan gjatë takimit se të dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane.

“Të gjitha angazhimet për të ardhmen europiane të vendeve tona janë gjithashtu angazhime për europianizimin e shteteve, me qëllim të një jete më të mirë për qytetarët. Rajoni ka nevojë për miqësi dhe bashkëpunim dhe ato po ndodhin”, tha Zaev.

Gjithashtu gjatë takimit Balla dhe Zaev shkëmbyen informacione edhe për avancimin e projekteve të infrastrukturës, lehtësimet kufitare, bujqësinë si dhe  zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, duke e parë rajonin si një treg i përbashkët, i cili mund të jetë më tërheqës për Europën dhe Botën.

Një temë tjetër diskutimi  ishte edhe kujdesi për bashkësitë etnike në të dyja vendet, duke theksuar se ato janë një urë miqësie midis dy vendeve.

Në këtë takim merrnin pjesë nga pala maqedonase edhe Zëvendës Kryeministri  Ljupço Nikollovski, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i LSDM.

Ndërsa Balla në takim shoqërohej nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vasil Sterjovski dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët

Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët