Balla takon në Tel Aviv Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre: Marrëdhëniet shumë të mira  midis dy vendeve duhet të intensifikohen

Balla takon në Tel Aviv Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre: Marrëdhëniet shumë të mira  midis dy vendeve duhet të intensifikohen

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim në Tel Aviv me Presidentin e Qendrës Ndërkombëtare për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact), Robert Singer. 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se dy vite më parë organizuam sëbashku Forumin e parë Ballkanik mbi luftën kundër antisemitizmit. 

Sipas Ballës kudo në Europë po vërehet me shqetësim një rritje e tendencave ekstremiste si anti-semitizmi, ksenofobia apo islamofobia. 

“Ishte pikërisht kjo retorikë që çoi në krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është momenti të kundërshtojmë me forcë çdo shfaqje ekstremiste në rrjetet sociale apo nga politikanë të caktuar në Europë”, shkruan Balla. 

Gjithashtu Balla thekson se marrëdhëniet shumë të mira ekzistuese midis Shqipërisë dhe Izraelit,  duhet të intensifikohen në një bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi, turizëm dhe kulturë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tao 2: 24/09/2022 21:32

    Ore thuaj vajti per kombetare ,,,, po ca takim kot,, i plas taos per cifutet. Edhe te finalja champions,, me gjithe cunin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me propozimin e Berishës që votimi të bëhet i detyrueshëm?



×

Lajmi i fundit

Përdhunuan 15 vjeçaren në vendin ku mbanin kokainën që shpërndanin, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të rinjtë

Përdhunuan 15 vjeçaren në vendin ku mbanin kokainën që shpërndanin, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të rinjtë