Balla takon Prokurorin e Përgjithshëm kërkon dhe hetim dosjes së 21 janarit në dritën e vendimit të GJEDNJ

Balla takon Prokurorin e Përgjithshëm kërkon dhe hetim dosjes së 21 janarit në dritën e vendimit të GJEDNJ

Takimi i Balles me Olian Çelën

Tirane-  Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga dita përkujtimore e 21 janarit 2011 ku në bulevardin para kryeministrisë u vranë 4 protestues.

Zbardhja e këtij krimi shtetëror kërkuar dhe nga Gjykata e Strasburgut ka qenë një ndër temat e diskutimit që ministri I Brendshëm Taulant Balla ka bërë me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Cela gjatë takimit paraditen e sotme.

Burime nga ministria e Brendshme kanë bërë të ditur për Report Tv se Balla i ka kërkuar prokurorit të Përgjithshëm hetim 21 janarit në dritën e vendimit të GJEDNJ.

"Gjithashtu prej tij u prezantuan edhe disa aspekte të tjera prioritare për punën e Policisë së Shtetit e për të cilat kërkohet mbështetje nga ana e prokurorisë. Mes të tjerash gjatë takimit ministri Balla theksoi rëndësinë e dy vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg në lidhje më çështjen e 21 Janarit si dhe çështjen Hysa ndaj Shqipërisë, lidhur me respektimin e standardeve në aplikimin e masës së sigurimit “arrest në burg” në fazën e hetimit dhe gjykimit" thuhet në njoftimin e ministrise.

 Në fokus të takimit ku morën pjesë edhe drejtues të lartë të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ishte vlerësimi i ecurisë së punës së deritanishme të strukturave të prokurorisë dhe policisë, koordinimin mes tyre dhe bashkërendimin e prioriteteve në goditjen e krimit.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë.

Gjithashtu ministri Balla vlerësoi rezultatet e arritura në goditjen e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike në muajin shtator 2023, puna e kryera nga strukturat e policisë dhe prokurorisë në këtë drejtim si dhe u shpreh vullneti për vazhdimin e punës në këtë aspekt edhe gjatë vitit 2024, duke e konsideruar si çështje me prioritet maksimal.

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm Çela vlerësoi nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit dhe koordinimit  ndërinstitucional me Policinë e Shtetit dhe angazhimi maksimal i prokurorive megjithë problemet që po has institucioni për shkak të mungesave në strukturë si rrjedhojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Ai u ndal në nevojën për të harmonizuar  prioritetet e luftës ndaj kriminalitetit. Gjithashtu ai vuri theksin mbi nevojën për të përmirësuar punën në drejtim të ecurisë së procesit të dekriminalizimit, duke u fokusuar në përdorimin më efikas të kanaleve të komunikimit që ka Policia e Shtetit për marrjen e të dhënave të nevojshme nga partnerët ndërkombëtarë.

Mes të tjerash Prokurori i Përgjithshëm kërkoi një kujdes të shtuar nga ana e Policisë së Shtetit sa i përket respektimit të të drejtave proceduriale të shtetasve në rastet e sekuestrimeve të mjeteve të personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të pa rregullt, për të evituar kostot e panevojshme për qytetarët dhe për shtetin.

Në takim u ra dakord për të përpunuar një plan veprimi sa i përket edhe përballjes me fenomene të reja kriminale si rrjedhojë e përdorimit të gjerë të rrjeteve sociale për kryerjen e krimeve të ndryshme, ku u vlerësua si shumë shqetësuese prekja masive prej tyre e personave  të mitur.

Dy institucionet u angazhuan gjithashtu edhe për marrjen e një sërë masash të përbashkëta në drejtim të koordinimit më të mirë të të dhënave që lidhen me shpalljen dhe heqjen nga kërkimi ndërkombëtar të shtetasve shqiptarë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë