Balla thirrje kreut të PD: Je i paaftë, vendi në betejë prej 8 muajsh me panikun që përhapin politikanët e së keqes Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Bala ka reaguar me gjuhë të ashpër nga malet e Rrajcës për akuzat e Bashës në lidhje me situatën e pandemisë, të cilit i thotë se është totalisht i paaftë.

Nga malet e Rrajcës ku ishte për inspektim Balla e ka cilësuar katërshen Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi si politikanë të së keqes dhe se në 8 muaj Shqipëri ka pasur betejë me panikun që këta politikanë përhapin.

Reagimi i Taulant Ballës
Sot ishim në Rrajcë për të inspektuar punimet në Qendrën e re Shëndetësore, e cila është drejt përfundimit.
Këtu nga Rrajca një përgjigje për politikanët e së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi: “Gjatë këtyre 8 muajve në Shqipëri përveç luftës me armikun e padukshëm, ka edhe një betejë me panikun që përhapin politikanë tipikë të së keqes Berisha-Meta-Basha-Kryemadhi: në fillim kundërshtonin përdorimin e mjeteve të komunikimit në apelin për të qëndruar në shtëpi e ruajtur higjienën. Konferenca për shtyp nga divani e postime pafund pse Kryeministri u kërkon njërëzve qëndroni në shtëpi e pse u thotë lani duart; më pas filloi histeria e testeve masive, e që u rrëzua nga OBSH; vetëasgjesimi i çdo norme njerëzore brenda opozitës rrugore vijoi me akuza për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë”; kur Komiteti i Ekspertëve si në çdo vend të BE sugjeroi lehtësimin e masave shtërnguese por me kujdesin e domosdoshëm pak nga pak, nga opozita vinin klithmat pse vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.
tashmë që e gjitha Europa ka hyrë në një situatë emergjence më të rëndë sesa në pranverë dhe Komiteti i Ekspertëve ka sugjeruar mbajtjen e detyrueshme të maskave, mësimin online në universitete e masa të tjera të domosdoshme, simboli i pa-aftësisë Lulezim Basha sulmon dhe baltos punën e ekspertëve.
Një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një politikë inati. Inat me kë? Me njerëzit, apo stafet mjekësore?
Është e turpshme që keto kasandra të opozitës janë kundër masave mbrojtëse, kundër mbajtjes së maskave, nxisin studentët kundër mësimit online dhe mundohen të përhapin panik ekonomik dhe social duke përdorur atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.
Askush nuk duhet ta përdorë këtë flamë të paparë si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët, infermieret dhe stafet e tjera shëndetësore.
Lulezim Basha ti nuk bën gafa nga pakujdesia, ti je realisht i pa-aftë! Kaq për sot. Ndërsa Ilir Metës po i kujtoj angazhimin e tradhëtuar të Luli Bashës para demokratëve “Ilir shpk-ja jote do të ikë për skrap” më 25 Prill”.

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEMI: 31/10/2020 17:46

    Fakte fakte fakte çfar mund të thot partia antishqiptare wc qenef pd . Apo dhe kto fakte nuk quhen për partin qenef pd. Popull Shqiptar syt e hapur i kni mateni mir dorën kur të hidhni votën. Zoti ju bekoft.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët