'Ballkani i Hapur', Ekonomi për 3 marrëveshjet: Zhvillim në turizëm, rritje në shkëmbimet tregtare! Eksportojmë më shumë me Serbinë, bum në sektorin e bimëve medicinale

Marrëveshjet e arritura në “Ballkanin e Hapur” për qarkullim e lirë në tregun e punës, për të lehtësuar importin e eksportin e mallrave dhe për mobilizimin e të tre vendeve për sa i përket përballimit të katastrofave natyrore, sipas ministres së Bujqësisë Milva Ekonomi do të sjellin përfitime të mëdha.

Marrëveshjet e firmosura nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Ekonomi tha në emisionin "Repolitix" në Report Tv se do të sjellin përfitime në sektorin e turizmit si dhe lehtësira në shkëmbimet tregtare,

“Qasja jonë drejt zhvillimit duhet të jetë me iniciativë të fortë. Lëvizja e lirë e personave është e rëndësishme sepse tregjet tona të punës goditen nga emigracioni i lartë. Marrëveshja e punës- Tani është më e lehtë për një të huaj të vijë në Shqipëri sepse janë lehtësuar të gjitha procedurat. Piramida e popullsisë në Shqipëri ka një bazë të gjerë jo të ngushtë. Emigrimi merr forca pune, sepse kërkojnë të bashkohen me familjet. Në të gjithë botën tregu i punës lëviz sot. Kjo është marrëveshje e mirë sepse ne kemi nevojë për turizëm gjatë verës. Në këtë marrëveshje, ajo që ishte e rëndësishme ishte fakti që do shtojmë bashkëpunimin në sektorin e turizmit, do ketë vlerësime për çmime të biletave që serbia bën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do ketë discount. Ne s'mund të ofrojmë si vend i vetëm paketë turistike, por që të kemi paketa ndërvendase, në të gjithë rajonin. Krijimi i një tregu sa më të madh”, tha Ekonomi.

Një tjetër risi në marrëveshje është dhe pika e përbashkët e kalimit kufitar që do të shkurtojë kohën e pritjes.

“Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar, siç e kemi me Kosovën, nuk pret 2 herë. Këto kanë të bëjnë me databazë që vendosen mes 2 vendeve. Njerëzit kanë nevojë që kur lëvizin ta marrin nën kujdestari shërbimi i atij vendit tjetër. Mund të ndodhë një aksident dhe ti je marrë nën mbikëqyrje nga ai vend. Duke pasur një pikë kufitare lehtëson shumë proceset e përkujdesjes. Bën të mundur dhe databazat e frontex,  ato po bëhen më të lidhshme dhe më të kuptueshme me njëra tjetrën. Do ketë 1 pikë kufitare. E dyta janë mallrat. Peshë më të madhe zë tregtia, shkëmbimet tregtare. Rajoni shkëmben një sasi produktesh nga 60% në 90% në këto ke 20% të produkteve bazike për çdo vend. Sa shumë procedura administrative që duhet të njësojmë.  Taksimi është njëlloj përfitimi magazinimi, fasilitimi. Përveçse kemi portin unë po mendoj se të gjithë njerëzit duhet ti sjellin produktet e tyre më shpejtë. Hekurudha me malin e zi dhe bullgarinë do ta çojnë produktin nga porti në destinacionin final. Tjetër faktor është gazifikimi jemi pjesë e territorit të gazit dhe do kemi mundësi të ofrojmë gaz. Jsanë sektorë që janë orinetuar drejt zhvillimit”, shtoi ajo.

Marrëveshja për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave sipas Ekonomit do të shtojë nevojën për të këmbyer më shumë mes vendeve.

“Gjithë beteja është të shkosh në treg të kapësh çmimin më të mirë ti çosh në Serbi e Maqedoni. Ne jemi më të ngrohtë se ata si klimë dhe ka mundësi të kapim tregun me këto produkte të shpejta. Kjo do shtojë nevojën për të këmbyer më shumë. Kjo shton bashkëpunimin edhe në fushën e bujqësisë”, tha më tej ministrja.

Ndërkaq ministrja Ekonomi theksoi se vendi jonë ka sukses me eksportin e produkteve te blegtorisë dhe peshkimit. Më shumë ne eksportojmë me Serbinë tha Ekonomi. Një tjetër sektor ku po shkëlqejmë shumë sipas ministres është ai i bimëve medicinale.

“Ne kemi sukses me produkte te blegtoria dhe peshkimi. Te produktet bujqësore kemi pasur shumë rritje. Kryesisht te perimet, në këtë periudhë eksportojmë shumë. Çojmë më shumë në vendet e rajonit, në Serbi shumë, çojmë shumë shalqi domate speca. Në Maqedoni dhe Kosovë. Në peshkim jemi duke ecur mirë, kemi mundësi për ta shtuar peshkimin akoma. Ujëmbledhësit e skavicës do jenë mundësi shumë e mirë peshkimi. Sektori ku shkëlqejmë shumë dhe kemi bërë bum është sektori i bimëve medicinale. Eksportojmë në Amerikë shumë.  Me vlerë shumë të lartë”, nënvizoi ministrja.

Ndërsa foli për qeverinë e re që formohet në shtator Ekonomi tha se do të jetë e balancuar në aspektin gjinor. Vetë ministrja tha se është e gatshme të kontribuojë në çdo sektor.

Besoj se do jetë një qeveri e balancuar, kemi pozicion të mirë sa i përket përfaqësimit gjinor. Unë jam e gatshme të kontribuoj në çdo sektor dhe pozicion”, deklaroi Ekonomi.

3 marrëveshjet e firmosura sot:
1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.
2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.|
3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!