Ballkani i Hapur/Hapet pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi në Malësi të Madhe, Rama: Njerëzit të jenë të lirë si në BE! Kjo është e ardhmja e Rajonit, herët ose vonë do e kuptojnë të gjithë

Është hapur sot në Grabom të Malësisë së Madhe pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi, duke shënuar kështu edhe hapat e parë drejt lehtësimit të lëvizjes së re në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së pikës kufitare, kryeministri Edi Rama u shpreh se në këtë pikë të re kufitare me Malin e Zi, qëllimi është që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE.

Sipas Ramës, nisma ‘Ballkani i Hapur’ është e ardhmja e përbashkët europiane e Rajonit dhe se “më herët se vonë, këtë do ta kuptojnë e do ta mbështesin të gjithë”, duke iu referuar kështu Kosovës, që ka refuzuar t’i bashkohet.  Rama deklaroi po ashtu se së shpejti do të ndërtohet edhe ura që lidh Velipojën ne Malin e Zi ndërsa shtoi se kjo duhet të shërbejë si një urë lidhëse mes Ballkanit. Ai theksoi se këto nisma po i afrojnë më shumë vendet e rajonit dhe shtoi se 'Ballkani i Hapur' nuk është përjashtues për Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

" Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh.  Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve.  Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë", ka thënë Rama.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së pikës së përbashkët kufitare ishte edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq i cili e vuri theksin te bashkëpunimi, ndërsa tha se vendet nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, por se bashkë mund të bëjnë shumë.

Kujtojmë se më 29 korrik në Shkup u takuan kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por mungoi ai i Malit të Zi. Të tre liderët ftuan vendet e rajonit që t’i bashkohen nismës së “minishengenit”, që u pagëzua me emërtimin e ri “Ballkani i Hapur” dhe ka si qëllim të krijojë një treg të përbashkët për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në takim përveç emrit të ri të ‘minishengenit’ u firmosën edhe 3 marrëveshje lidhur me qarkullim e lirë në tregun e punës, eliminimi i barrierave për importin dhe eksportin e mallrave si dhe mobilizimin e të tria vendeve në rast të katastrofave natyrore.

3 marrëveshjet e firmosura

1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.|

3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:46
VIDEO/ 'O Dritan, hajde këtu more', Rama thërret Abazoviç dhe i jep gërshërët për të prerë shiritin e pikës së përbashkët kufitare me Malin e Zi

Sot u hap pika e përbashkët kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi. I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Prerja e shiritit për inaugurimin e pikës së përbashkët kufitare do bëhej mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, por në moment të fundit Rama ka kërkuar që në prerjen e shiritit të ishte edhe Dritan Abazoviç.

“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu…”- dëgjohet të thotë Rama dhe e kap nga krahu.

Ja merri gërshërët, prite…ashtu, bravo”- shton Rama.

Ora 15:35
Pika e re kufitare, kryeministri i Malit të Zi: Konfirmim i forcimit të lidhjeve tona! Pa njëri-tjetrin nuk mundemi, bashkë mund të bëjmë shumë

 

I pranishëm në Grabom të Malësisë së Madhe, ku u hap pika e re kufitare, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se kjo konfirmon forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Krivokapiq e vuri theksin te bashkëpunimi, ndërsa tha se vendet nuk mund të bëjnë pa njëri-tjetrin, por se bashkë mund të bëjnë shumë.

“Kam kënaqësi të veçantë të marrë pjesë në këtë eveniment solemn, në hapjen e pikës së dytë kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Më kujtohet shumë mirë kur kemi pasur një kufi të hekurt, një perde të hekurt mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Pikërisht këto kazerma dhe bunkerë që kemi pas këtu, të bënim të ndjeheshe sikur po jetonim në dy planetë të ndarë, pa komunikim. Falë përpjekjeve tona të përbashkëta në drejtim të BE, tashmë kemi këto pika kufitare moderne që dëshmojnë mbi besimin mes dy vendeve tona dhe i lejojnë qytetarëve të kalojnë lirshëm, pa pritur dhe pa humbur kohë në këto pika kufitare. Ky eveniment sot dëshmon për marrëdhëniet mes dy vendeve tanë, premtimi që bëhet duhet të mbahet. Besa e dhënë në Shqipëri dhe fjala në Mal të Zi, nuk ka kërkuar vulë, por gjithmonë është respektuar. Rruga jonë e vetme është ajo drejt BE. Kjo është edhe konfirmim i forcimit ët lidhjeve tona, të realizimit të potencialeve të këtyre vendeve. Pa njëri-tjetrin nuk mundemi dhe bashkë mund të bëjmë shumë”, tha ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 03/08/2021 15:25

    ORE RAME,E Ç'BERE MO!!!...PER TE TERA DREDHIRAT DO DO TE GJEJE I ÇIK ARSYETIMI....E PER TRADHETINE QE E BERE ÇFARE DO TE FLASISH ORE QEN......

    Përgjigju
    • Arbërori: 03/08/2021 18:16

      Rama është i kapur këmb e kok nga serbia dhe putini, ky është Mjerim! Kush është ky njeri…???

  • Teku: 03/08/2021 14:36

    Tall menderen tall, njerezit skane te hane buke, ti u thuaj kam hapur kufirin...si nuk doli nje kryeminister te mendoj per popullin ne fillim pastaj per veten

    Përgjigju
  • drago: 03/08/2021 14:32

    Njerezit duhet te jene te lire le levizin por jo gomeret e tipit Albin Kurti...

    Përgjigju
    • Hahaha: 04/08/2021 18:35

      Drago, ndrysho pseudonimin. Me komentin e bere ne '03/08/2021 18:18', i cili ishte replik ndaj postimit ne '03/08/2021 14:32', zbulove jo vetem qe komenton me me shume se nje pseudonim por edhe qe je teresisht fallco ne ato qe shkruan sepse po debaton me veten.

    • Trnakop Kacija: 03/08/2021 22:13

      Jebem ti majku u usta Drago.

    • Drago: 03/08/2021 18:18

      Mos i fut hundët aty ku nuk e ke iden se qfar flet

  • Turi: 03/08/2021 14:16

    Shqiperia digjet e kurva krihet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur