Traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë? Begaj: Do punoj për ta çuar përpara, por vendosin Kuvendet! Prishtina të bëhet pjesë e 'Open Balkan'

KOSOVË- Presidenti Bajram Begaj përdori një prej simboleve më unifikuese të shqiptarëve, siç është Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, për të dhënë mesazhin e tij për më shumë bashkëpunim mes dy shteteve të të njëjtit komb, siç e quajti edhe në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen Vjosa Osmani.

Kreu i shtetit shqiptar tha se duhet inkurajuar çdo nismë rajonale ku shqiptarët janë bashkë, duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë Kosovës që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Në një intervistë dhënë për RTK, Begaj tha se duhet përkrahur kjo nismë që sjell përfitime ekonomike dhe mirëqenie për popullin, duke theksuar se 6 vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen bashkë.

“Pas viteve ‘90 Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti, Ballkani i Hapur nuk ka personalizim apo pronar. Nëse do të jetë një nismë që do të mbetet në planin gjithëpërfshirës dhe me pjesëmarrjen e 6 vendeve të Ballkanit me interesa qartësisht ekonomike, duhet të përfitojnë të gjithë. Është e duhura. Kosova e Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme por kjo sjell diversitetin dhe zhvillimin. Çdo iniciativë rajonale ku shqiptarët janë bashkë duhet përkrahur. Duhet kohë të jemi bashkë edhe në këtë. Çdo iniciativë që ka në thelb përfitime ekonomike dhe mirëqenien e popullit them është e mirëpritur”, u shpreh ai.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj dhe Osmani nuk e komentuan nismën Ballkani i Hapur, por e pyetur më pas Osmani u shpreh se nuk iu kishte dalë koha që diskutonin për çështje për të cilat nuk kanë të njëjtin qëndrim, ndërsa theksoi se dy vendet duhet të respektojnë qëndrimet e ndryshme të njëri-tjetrit.

Ndalur në propozimin e Presidentes Vjosa Osmani për traktat të përbashkët mbrojtje Shqipëri-Kosovë, Begaj theksoi se do të punojë fort për ta çuar përpara këtë propozim, por vendimi përfundimtar duhet të jepet nga Kuvendet e dy vendeve.

"Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla", u shpeh Presidenti. 

Ndalur në refuzimin e kreut të LDK-së për takim, Begaj tha se i bëri ftesën për Kuvend, njëjtë si të gjithë partive të tjera, por LDK kërkoi që takimi të zhvillohej në selinë e partisë. Presidenti tha se kishte dëshirë që të bënte bashkë të gjithë liderët e partive politike, por ishte e pamundur.

"Personalisht doja që takime mes partive politike shqiptare të bëheshin bashkë jo të ndara, nuk ia arrita dot, mision i pamundur, i takova veç e veç”, tha Begaj për RTK.

Përshkallëzimi i situatës në veri, për kreun e shtetit përbën rrezik, por Shqipëria do të bëjë gjithçka që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës të mos cenohet. Ai ka komentuar edhe liberalimin e vizave të Kosovës, duke thënë se është vonuar duke iu mohuar kështu qytetarëve një e drejtë. Presidenti foli edhe për rezolutën e dërguar në Këshillin e Europës, si një domosdoshmëri për të zbardhur të vërtetën e pafajësisë së UÇK-së.

Presidenti Begaj respektoi traditën e të paraardhësve të tij, duke zgjedhur që vizitën e tij të parë që prej marrjes së detyrës ta zhvillojë në Kosovë. Gjatë vizitës dy ditore, kreu i qeverisë u takua me homologen Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap. Begaj ka pasur edhe takime me krerët e partive opozitare, si edhe me komandantin e KFOR-it.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Osmani kërkoi traktat mbrojtjeje Shqipëri-Kosovë, Begaj: Do punoj intensivisht që të avancojë, por vendosin Kuvendet

1660676742_begaj.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se do të punojë intensivisht për të çuar përpara kërkesën e homologes Vjosa Osmani që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës në rast rreziku. Por ai shton se përë këtë çështje do jenë Kuvendet e dy vendeve që do të vendosin.

“Është një ide fillestare që duhet trajtuar me kujdes nga institucionet përkatëse, e mirëkuptoj Presidenten Osmani  dhe do të punoj intensivisht që ky traktat bazuar në dritaren ligjore të avancojmë, por mendoj se kuvendet respektive do të jenë ato që do të vendosin. Mendoj se në kushtet aktuale të sigurisë, dhënia e këtij mendimi kërkon më shumë idenë që mbështetja e republikës së Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në momente të tilla. E kam thënë që Shqipëria do të jetë gjithmonë kontributore për sigurinë e Kosovës, dhe qenia e KFOR në Kosovë është një garanci e shtuar për sigurinë në rajon”, tha Begaj.

Ora 21:07
LDK refuzoi takimin, Begaj: Doja të bashkoja të gjithë liderët e partive, por mision i pamundur

1660676201_Screenshot4.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka komentuar refuzimin e takimit nga ana e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Begaj thotë se ftesa për PDK është bërë që të vinte në takimin në Kuvendin e Kosovës, si të gjithë partitë e tjera, por ata e refuzuan dhe takimin e donin në selinë e partisë. Kreu i Shtetit është shprehur se kishte dëshirë që t’i bashkonte të gjithë liderët e partive në një takim sëbashku, por ishte një mision i pamundur.

“Unë jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe erdha në Kosovë për të biseduar si në shtëpinë time, doja t’i mbaja këto takime aty që është edhe tempulli politik, në Kuvendin e Kosovës. Ftesa ime ka qenë mjaft e qartë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në përgjigjen e LDK, thuhet se Presidenti i Shqipërisë ishte i mirëpritur në godinën e LDK, aktualisht ftesa ishte e bëra nga ana jonë, nga protokolli i Kuvendit të Kosovës dhe takimet ishin të paracaktuara. Unë  erdha me ftesë të Presidentes së Kosovës dhe doja që takimet të bëheshin në nivelin që i takon Presidentit. Personalisht doja që takime mes partive politike shqiptare të bëheshin bashkë jo të ndara, nuk ia arrita dot, mision i pamundur, i takova veç e veç”, tha Begaj për RTK.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pjeshka: 17/08/2022 15:12

    Ky me mendjen e tij eshte akoma shef I shtabi me ushtaret ne garnizon

    Përgjigju
  • Ani: 16/08/2022 23:28

    Ore une si mar vesh keta ca thone open open,ai serbi behet gati ta pushtoj kosoven ky thote ballkani pa porta.ky thote qe serbit skemi ca I bejme por juve hapni portat qe ai te kaloj nga neve pa ju pushtuar,nuk e kuptoj

    Përgjigju
    • Dakord: 17/08/2022 09:11

      Te vetmit qe perfitojne nga ballkani i hapur jane popujt e ketyre vendeve. Te vetmit qe humbasin jane politikanet sepse na duan te perçare. Mendohu pak. Politikanet kane nevoje per nacionalizem kurse ne populli per paqe. Ata jane me te fuqishem se neve sepse na helmojne me propagande, jo te gjithe ne kuptohet, por mjaftueshem sa per te na perçare. Dhe ne fund ata politikanet i shkaktojne luftrat por nuk shkojne vete ne lufte apo jo??? Vriten bijte tane per ta. Gjasat qe serbia te sulmoje kosoven jane zero. NATO e beri te qarte si kristali kete gje.

  • AltinTop: 16/08/2022 23:15

    Ja pra dhe fytyra me e re ne politiken shqiptare na doli i kapur dhe ky. Nuk behet ky vend!

    Përgjigju
  • Yzeiri: 16/08/2022 23:14

    Po bahet si lolo ky sa erdhi filloi te meret me lodrat e rames,te pakten te bej gjoja sikur mban balancat e shtetit pa e morem vesh qe je mekembsi i bablokut

    Përgjigju
  • Boti: 16/08/2022 23:08

    Ahahahah keto jane fjalet e rames,ja ka dhene me vete deklaraten,u ka ngel ora ke open ballkan

    Përgjigju
  • Klodi: 16/08/2022 22:12

    Si mund te jete pjese e nje nisme kur anetaret e kesaj nisme nuk e njohin kosoven madje duan ta pushtojne.Kane kryer krime lufte mbi te dhe luftojne qe edhe vendet e tjera te mos ta njohin.Nuk jam dakort Z.President, eshte koha te mbrojme Kosoven.

    Përgjigju
  • Arbërori: 16/08/2022 21:06

    E nypremiär kokën nga rrjeti i Edvin shkjaut, ky edhe të zgjodhi që ti ta dekretosh një ditë serbin e madhe…!

    Përgjigju
    • Luan: 16/08/2022 21:55

      Arberor mesohu te shkruashnjeher. Tjetra, nese ke dicka per aresyen e mostakimit , thuaje. e mos na lodh me astrologji se per cka e ka zgjedh Edvini dhe kure do ta dekretoje serbine e madhe, se per kete as ide nuk ke

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit