Conference League zhvilloi këtë të enjte ndeshjet e kthimit për turin e dytë. Nga rezultatet në 90 minuta, vetëm Ballkani ia doli t'i bashkohet Partizanit dhe Strugës, duke mbajtur lart flamurin shqiptar në Evropë. Nga përballjet e djeshme janë eliminuar Tirana, Dukagjini, Drita dhe Shkupi.
Në Irlandën e Veriut, Ballkani i Ilir Dajës ka bërë një paraqitje fantastike, duke mundur 1-4 kampionët e Larne. Me rezultatin e përgjithshëm 1-7, Ballkani vijon më tej në turin e tretë të Conference League. Për suharekasit shënuan Gripshi (dopietë), Rrahmani dhe Kryeziu.
Në "Fadil Vokrri" të Prishtinës, Drita humbi 1-2 me Viktoria Plzen. Çekët nuk e patën të lehtë kundër gjilanasve, me ndeshjen që u vendos pas 111 minutave lojë. Durosinmi shënoi për miqtë në të 76 minutë, teksa Krasniqi barazoi për Dritën. Në shtesën e gjatë për shkak të problemeve me prozhektorët, Plzen shënoi në minutën e 90+21 me Jirka, për të "fikur" Dritën.
Në Kroaci, Rijeka nuk i la asgjë rastësisë duke mundur 6-1 Dukagjinin e Armend Dallkut. Tripleta e Ivanovic, Pasalic, Goda dhe Djouhra shënuan te vendasit, ndërsa Zulfiji shënoi për Dukagjinin golin e flamurit.
Në Bullgari, Levski i Sofies mundi 1-0 Shkupin. Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut ishte e pafat, duke mos shfryrëzuar rastet. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, Shkupi largohet nga Evropa.
S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.3%
-
Jo
29.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 1009
Lajme të tjera
-
Dhunoi të dashurën kur ishte pjesë e Partizanit, sulmuesi përfiton nga amnistia penale dhe del nga burgu! Rikthehet në ekip
25 Prill, 10:53
-
'Puthja e gabuar', trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit (VIDEO)
19 Prill, 18:30
-
Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale
18 Prill, 23:13
-
Conference League/ Olympiacos fiton aktin e parë, mposht 3-2 Fenerbahcen! Plzen 0-0 Fiorentina, fitojnë Aston Villa e Brugge
11 Prill, 23:06
-
Nën hetim për trukimin e ndeshjes së Conference League? Reagon Ballkani: Prishje imazhi, pushtuam mediet evropiane
31 Mars, 18:49
-
Conference League/ Dyshimet për trukim, Prokuroria në Prishtinë nis hetimet për Ballkani - Dinamo Zagreb
30 Mars, 19:42
-
Conference League/ Përballje greko-turke, Fiorentina gjen Plzenin! Katër çiftet çerekfinaliste
15 Mars, 14:02
-
Tifozët sot me sytë nga goglat, UEFA hedh shortin e Kupave të Evropës! Gjithçka duhet të dini
15 Mars, 10:31
-
Conference League/ Kualifikohen Fiorentina dhe Fenerbahce, PAOK përmbys Dinamon e Zagrebit! Shënon Arbër Hoxha, Ajax jashtë Europës
14 Mars, 23:03
-
VIDEO/ Dëshira e Sylvinhos gjen golin e parë me Dinamo Zagreb, i shënon PAOK-ut në Selanik
14 Mars, 20:09
-
VIDEO/ Përleshje në Athinë, tifozët e Maccabi Tel Aviv dhunojnë emigrantët që hodhën parrulla pro Palestinës
8 Mars, 12:01
-
Conference League/ Ajax dhe Aston Villa paqe në Amsterdam, Enea Jorgji akordon dy kartona të kuq! Supergol nga Zhegrova
7 Mars, 21:09