Festat e fundvitit, Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve

Festat e fundvitit, Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve

Duke filluar nga 1 Janari naftëtarët do të përfitojnë rritje page, deri në 18 përqind. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Këtë lajm Balluku e dha lajmin për të gjithë këta punëtorë gjatë festës së Vitit të Ri të organizuar për fëmijët e naftëtarëve nga Fieri, Patosi, Mallakastra, Roskoveci, Kuçova, Selenica etj.

“Festat e fundvitit janë momente festive për të gjithë dhe ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët. Për këtë arsye, duhet treguar vëmendje që gjithkush të ketë mundësi të gëzojë në këtë fund vit. Unë jam shumë e lumtur sot që takoj fëmijët e naftëtarëve, të cilët janë nga punëtorët më të dalluar dhe kanë qenë në të gjitha kohërat. Janë njerëz që impenjohen shumë, puna është e vështirë, besoj që mami dhe babi ju kanë treguar gjithmonë sesa e vështirë është të punosh në fushën e naftës, por ata ja dalin gjithmonë me sukses. Kemi dhe një lajm të mirë për ta, që të gjithë naftëtarëve ne kemi vendosur t’ju rrisim edhe pagën”, u shpreh ministrja Balluku.

Rritja e konsiderueshme e pagës për këta punonjës synon nxitjen e mëtejshme të ndërmarrjes ku punojnë për të arritur sa më parë objektivat e vendosura në sektorin e hidrokarbureve për vitin e ri 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët