Balluku inspekton punimet në pjesën lindore të Unazës së Madhe të Tiranës: Ky aks do të jetë në dispozicion në fund të muajit gusht

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar punimet në pjesën Lindore të "Unazës së Madhe". Ky aks bën me dije ministrja do të jetë gati në fund të muajit gusht. Aktualisht po punohet në lotin 2 për vendosjen e trarëve në viaduktin me gjatësi 210 metra, betonimin e mureve të tunelit si dhe për ndërtimin e pilotave për mbrojtjen e skarpatës.

"Vijon papushim puna në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës për të bërë të mundur që ky aks të jetë në dispozicion të udhëtarëve në fund të muajit gusht. Vijon papushim puna në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës për të bërë të mundur që ky aks të jetë në dispozicion të udhëtarëve në fund të muajit gusht.

Po punohet në lotin 2, për vendosjen e trarëve në viaduktin me gjatësi 210 metra, betonimin e mureve të tunelit si dhe për ndërtimin e pilotave për mbrojtjen e skarpatës", shkruan Rama i cili ka ndarë videon e inspektimit të ministres.

Balluku bashkë me ekspertët në terren thanë se vështirësi në këtë kantier ndërtimi ka qenë formacioni gjeologjik që ua ka bërë punën disi më të vështirë.

“Ky aks do të mbajë një trafik mjaft të rëndësishëm. Ka qenë edhe pjesa me kompleksitetin më të lartë. Afati I kësaj vepre është fundi i gushtit, por mesa duket puna po ecën dhe duket se nuk do kemi më problem as për tharjen. Kemi lidhjen e tre loteve, atë të parin nga TEG-u deri në Farkë dhe pjesa tjetër nga Bërryli në Shkozë dhe mbetet ky lot,” tha ndër të tjera ministrja. 

16 mars ka nisur qarkullimi i automjeteve në tunelin numër 4, në nyjen “Shqiponja”, i cili është i aksesueshëm për mjetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen