Balluku inspekton punimet në 'tunelin e Llogorasë': Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë! Do të rikthehem në fund të shkurtit me kryeministrin

Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë paradites së sotme ka inspektuar punimet e "Urës së Llogarasë" nga ku e ka cilësuar këtë ditë si të shënuar për shkak se puna ka ecur me shpejtësi.

"Për mua është një ditë e shënuar, makineritë janë të gjitha në punë. Kemi një formacion që na jep shpresa që punimet mund të ecin shumë mirë tani e në vazhdim. Kompania fituese ka pasur dizajnin më të mirë të mundshme.  Ajo nuk është zgjedhur vetëm për funksionin, pro edhe për dizajni e veçantë. Duke dalë nga tuneli të gjitha automjetet do të hasen me urën e vetme të varur në Shqipëri.", tha ajo.

Inxhinieri i cili i ka treguar ministres zhvillimet e punimeve tha se kjo është një vepër arti.

"Kjo është realisht një vepër arti. Përbehet nga dy korsi për automjetet si dhe dy trotuare. kemi të gjitha mjetet e aspirimit dhe ventilatorëve.", u shpreh ai.

Balluku tregoi se të impresionuar nga punimet e urës kanë qenë edhe kalimtarët të cilët sic tha ajo i dërgojnë shpesh fotografi.

"Është impresionuese që të shohësh këtë ecuri në vetëm 60 ditë, të gjithë ata që lëvizin në zonën e jugut më çojnë foto.", tha ajo.

Ministrja gjatë fjalës së saj tregoi se në fund të shkurtit tunelin do ta vizitojë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

"Kemi një plan për tu kthyer në fund të shkurti me kryeministrin parë të bërë një vizitë mbikëqyrëse. nëse do të ketë progres, do të preferonim të kishim një vizitë edhe në pjesën jugore.", tha Balluku.

Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës. Sipas llogaritjeve, duke kaluar përmes tunelit prej 6 km, me një shpejtësi 50-80 km/orë, do të bënte që kjo rrugë të përshkohej për 7- 10 minuta.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U-21/ Dhuna në Erzeni - Partizani, dy futbollistë në spital! 20 të tjerë në polici

U-21/ Dhuna në Erzeni - Partizani, dy futbollistë në spital! 20 të tjerë në polici