Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Brenda tetorit zgjidhim problemin e shpronësimeve

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Brenda tetorit zgjidhim problemin e shpronësimeve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan punimet që po bëhen në pjesën Lindore të Unazës së Madhe. Ministrja Balluku bëri të ditur se brenda muajit tetor qeveria pritet t’i japë zgjidhje afatgjatë shqetësimit të shpronësimeve në këtë zonë.

“Është shumë e rëndësishme që këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me një rrugë për automjetet por kjo është një zonë që rikualifikohet e gjitha. Kemi sistemimin e shtratit të Lanës, krijohet një pjesë për këmbësorët, pra trotuaret janë një pjesë e rëndësishme e projektit dhe kjo nuk është thjesht një rrugë për t’u aksesuar nga automjetet por do jetë një pikë ku të gjithë banorët e zonës po dhe banorë nga zona të tjera mund ta aksesojnë.

Besoj që brenda muajit tetor do t’i jepet një zgjidhje e mirëfilltë të gjitha proceseve të shpronësimeve që ne kemi dhe atyre që do të vijnë pasi siç e dimë, të gjitha projektet e reja që ne hapim kanë gjithmonë një pjesë të madhe dhe të rëndësishme që ka të bëjë me shpronësimet si nga ana e buxhetit ashtu edhe nga ana e procedurave legale që krijojnë vonesa. Por ne tashmë kemi nisur një proces brenda qeverisë me disa nga aktorët dhe ministritë e përfshira për t’a zgjidhur këtë problem një herë e mirë dhe afatgjatë, kështu që kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi ministrja balluku.

Balluku theksoi se ndërtimi i kësaj vepre nuk është thjesht një investim i cili do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit për automjetet por projekti përfshinë një sërë komponentësh  duke parashikuar një rikualifikim të gjithë zonës pasi do të ketë hapësirë të dedikuar për qytetarët, trotuar, ndërsa një pjesë tjetër e rëndësishme është ajo e sistemimit të lumit Lana e cila prej vitesh ka qenë një shqetësim i madh për banorët e kësaj zone.

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato tha se ecuria e punimeve në këtë pjesë të kanterit është e kënaqshme ndërkohë që vuri theksin te projekti për përfundimin e shpronësimeve.

“Ecuria e punimeve në këtë pjesë të kantierit në Unazën Lindore të Jashtme të Tiranës është e kënaqshme. Gjatë periudhës së fundit, sidomos të verës, kompania ka punuar me cilësi edhe me ritëm të lartë të punimeve.  Edhe pse kemi pasur problematikat e shpronësimit në disa pika kryesore të projektit ka vazhduar puna në pjesë të tjera të cilat janë të lira dhe front pune. Ndërkohë ARRSH-ja është duke punuar për të realizuar edhe marrjen e vendimit të qeverisë për shpronësimin e të gjithë këtyre banorëve”, bëri të ditur drejtoresha Qato.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/08/2019 21:24

    Bravo Balluku, po vetëm një sygjerim do shtoja, ti heqi ato syzet e diellit nga maja e kokës kur del në intervista se la nam, nuk i shkojn ne profil dhe në pozicionin që ka, modë tipike e fshatarkave që hapen by.. nga posti dhe karrigia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë