Balluku në Greqi, takim me Ministrin e Energjisë e të Transporteve: Memorandum bashkëpunimi për lidhjen e dy vendeve përmes hekurudhës! Bashkëpunojmë në shkëmbimin e energjisë

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku është e pranishme në një vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime me Ministrin e Energjisë dhe të Ambientit, Kostas Skrekas, Ministrin për Infrastrukturën dhe Transportin, Kostas Karamanlis dhe zëvendësministrin e Jashtëm për Çështjet Ekonomike, Kostas Fragogiannis. Balluku bën me dije se me Ministrin e Energjisë u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në shkëmbimin e energjisë, teksa theksoi se linja e interkoneksionit mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet.

Po ashtu ajo shtoi se në takim u diskutua edhe për asistencën teknike që mund të marrë vendi ynë nga Greqia për krijimin e baterive të magazinimit të energjisë.  

"Në takimin me Ministrin e Energjisë diskutuam për të gjitha mundësitë e bashkëpunimit në shkëmbimin e energjisë. Shqipëria dhe Greqia janë të lidhur përmes një linje moderne të interkoneksionit që mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet tona ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata që do të kenë një çmim shumë më të ulët se tregu. Diskutuam për asistencën teknike që ne mund të marrim për krijimin e baterive, të magazinimit të energjisë", tha ministrja.

Balluku shtoi po ashtu se në takimin me Ministrin e Transportit mori angazhimin e tij për firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi sa i përket projektit të ndërtimit të hekurudhës së përbashkët që lidh dy shtetet e që duhet të ndërtohet nga Pogradeci. Ministrja përmendi edhe projektin e Korridorit Blu, teksa tha se do të rinisë në vend pas pezullimit për shkak të pandemisë, ndërsa shtoi se Greqia po nis pjesën që do të lidhë autostradën Joniane atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës.

"Në takimin me Ministrin e Transportit, ai u angazhua për firmosje e një memorandumi bashkëpunimi dhe mirëkuptimi sa i përket projektit të përbashkët që lidh dy shtete tona përmes hekurudhës që duhet të ndërtohet nga Pogradeci deri në daljen e Kriopig-is. Folëm për projektim e madh ndëreuropian të Korridorit Blu që për shkak të pandemisë në Shqipëri u shty. Tani është koha e duhur për ne për ta nisur, por është edhe momenti kur shteti grek po nis pjesën që do të lidhë autostradën Joniane atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës. Me shpresën që Mali i Zi në të ardhme të bëjë pjesën e tij", shtoi ministrja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja