Balluku për Report Tv: Anulohen Milot-Balldren dhe Orikim-Dukat...Po rishikojmë projektin e korridorit Adriatiko-Jonian

TIRANË - Koncesioni prej 256 milionë euro për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren është anuluar. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi në një intervistë live për Report Tv me gazetaren Aida Tancica., se projekti i kësaj vepre infrastrukturore do të ndryshojë duke bërë të mundur që autostrada Adriatiko-Joniane, të fillojë nga  Balldreni dhe jo thjesht nga Miloti deri në Bypassin e Fierit. Po ashtu është anuluar edhe koncesioni i Orikum-Dukat që kapte shifrën 51 milionë euro dhe të gjitha fondet e përcaktuara nga buxheti i shtetit për këto projekte do të kalojnë për të përballuar COVID-19.

"Që të dyja PPP nuk është se nuk do të nisin, janë anuluar le të themi, pra nuk do të vazhdojnë më këto projekte, për shkak të situatës së krijuar, duke i dhënë të gjithë hapësirën fiskale që ka qenë e planifikuar për keto dy projekte në dispozicion për to nevojave që kanë lindur për shkak të situatës nga COVID-19", theksoi ministrja.

Por ndërkohë, projektet e fizibilitetit do të rishikohen nga e para, ashtu si korridori Adriatiko-jonian, i cili ministrja tha se është duke u bërë një studim për të mos filluar nga Balldreni por nga Miloti.

"Në rastin e autostradës të korridorit Adriatiko-jonian. Tashmë jemi duke studiuar faktin e ri që ndoshta duhet të nisim nga Balldreni dhe jo thjesht nga Miloti deri në Bypassin e Fierit, pra duke e bashkuar edhe me atë pjesë që nuk do të përmbushet dot përmes atij plani që ka qenë më parë , pra të koncesionit Milot-Balldren, duke krijuar një korridor më të gjatë por duke e rishikuar gjithë projektin dhe duke vendosur elementë të tillë të cilët nuk do t'i krijonin peshë financiare buxhetit të shtetit në vazhdimësi. Të gjitha këto janë duke u proceduar në ministri nga ekspertët për të gjetur një zgjidhje për situatën për të mos ngarkuar buxhetin e shtetit por edhe për të mos stopuar këto projekte të rëndësishme. Korridori Adriatiko-jonian është një nga kolonat mbajtëse të të gjithë strategjisë për zhvillimin e transportit tokësor dhe lidhjes me vendet e tjera të rajonit. Ky është rasti i një infrastrukture rrugore. Duke e rishikuar të gjithë projektin dhe duke vendosur element të tillë  të cilët nuk do ti krijonin peshë financiare për buxhetin e shtetit", tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv.

Ministrja tha se shyrtimi i 26 ofertave për parkun energjetik të Karavastasë do të fillojë në përfundim të muajit maj, kur situata të jetë stabilizuar.

"Kjo ka qenë një kohë ku kemi punuar intensivisht për ta analizuar situatën dhe për të përpiluar disa skenarë për vazhdimësinë. Të gjitha stafet dhe ekspertët jo vetëm të rrugëve, të infrastrukturës sepse ne kemi projekte të rëndësishme siç është aeroporti i Vlorës, do ta përfshija edhe energjinë këtu, sepse kemi projekte si parku energjetik i Karavastasë me 220 mega prodhim që ishte edhe në fazën e fundit të mbylljes, më shumë se 26 kompani të huaja të një kapaciteti të lartë financiar ishin pjesëmarrëse. Për këtë arsye na u desh t'i pezullonim të gjitha këto projekte. Kemi bërë një analizë si për riskun edhe për zgjidhjen dhe disa nga projektet besoj që do të nisin shumë shpejtë të procesohen. Parku energjetik i Karavastasë, deri në përfundim të muajit maj kur situata të jetë stabilizuar, ne besojmë që do të jemi sërish në gjendje për të hequr pezullimin që i kemi vendosur afatit të vlerësimit të ofertave të këtij tenderi dhe nisjes së procedimit për të vazhduar pasi nuk ka arsye që një park energjetik  të bllokohet kur kemi më shumë se kurrë për energji të rinvoueshme të prodhuar në republikën e Shqipërisë", tha ministrja.

VIDEO/ Intervista e plote me ministren Balluku

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Balluku: Faza e 2 e riatdhesimit mbi një skemë strikte, nuk mund të rrezikojmë një valë të re infektimi

Ministrja Belinda Balluku foli në Report Tv edhe për riatdhesimin e qytetarëve, që sipas saj do të bëhet në bazë të një plani duke mos rrezikuar që vendi të përfshihet përsëri nga një valë të re infektimi.

“Sigurisht në bazë të një skeme shumë strikte dhe rigoroze përsa i përket faktit të karantinimit do ta shpallim së shpejti kështu që ne të gjitha hapat I kemi ndërmarrë me shumë kujdes dhe pavarësisht gjithçkaje gjithmonë do të ketë skeptik për hapat e qeverisë.

Jemi duke dizenjuar një plan të ri për riatdhesimin duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e bëra në ditët kur është mbyllur cikli I parë i riatdhesimit e deri më sot. E shohim sit ë nevojshme të rihapet si cikël dhe e shohim shumë të nevojshme por sigurisht shohim shumë të nevojshme që të gjithë punën e mirë që kemi bërë edhe qeveria dhe i gjithë populli duke bashkëpunuar për distancimin social, do na duhet të dizenjojmë një hartë veprimesh se si ky riatdhesim do të bëhet në mënyrë që të mos krijojmë një valë të re infektimi”, shprehet ajo.

Ora 16:05
Furnizimi me mallra, Ministrja: Transporti cargo vijon, kemi problem me furnizimin me materiale ndërtimi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një intervistë për Report Tv Balluku ka sqaruar edhe një herë se nuk do të ketë problem në furnizimin e mallrave pasi transporti vijon normalisht, problem sipas saj është prodhimi nëpër fabrikat e ndërtimit nga jashtë.

“Transporti i mallrave nuk ka asnjë problem për më tepër përmes një marrëveshje të sekretariatit të transportit dhe CEFTA-s janë aktivizuar korridoret e gjelbërta të cilat japin përparësi të gjithë kalimit të mallrave të nevojës bazike, si ato mjekësore apo edhe ushqimet. Nuk ka asnjë lloj pengese ne respektojmë të gjitha rregullat e vendosura. Duhet thënë që kemi një problem përsa i  përket prodhimit nëpër fabrika gjë që nuk e shikojmë tek ushqimet. Nga të gjitha informacionet që unë kam që nuk kemi mungesa tek ushqimet dhe prodhimi nëpër fabrika edhe në ato vende ku importojmë vazhdon. Problematikën që ne po hasim sidomos Ministria e Infrastrukturës dhe Kantieret që kemi është me mallrat që importojmë dhe fabrikat prodhuese. Një pjesë e materialeve që duhen për ecurinë e këtyre kantiereve që I importojmë nga Gjermania apo Italia mungojnë në këto momente dhe ne nuk kemi një afat të deklaruar se kur do të rinisin prodhimin, pasi janë ndërmarrje janë mbyllur”, sqaron ministrja. 

 

Ora 16:04
Balluku: Humbjet në aviacion nuk prekin buxhetin! Shkurtuam pagat për punonjësit e aeroportit

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se Aviacioni Civil ka marrë goditjen më të madhe nga mbyllja e transportit. Sipas saj humbjet e fitimeve janë 100% por nga ky dëm nuk preket buxheti i shtetit. Po ashtu Balluku njoftoi se janë shkurtuar pagat në mënyrë drastike për punonjësit e aeroportit.

“Aviacioni pothuajse ka një humbje me 80% të sasisë dhe operimeve, ka një rritje të vogël të operimeve kargo për shkak të çmimit të ulët të karburantit dhe për shkak të mungesës së tregut për udhëtimet e pasagjerëve, por megjithatë aviacioni në momentin më të parë që kjo luftë do të përfundojë do të jetë një nga fushat e cila do të pësojë rritjen më të madhe, atë bumin për shkak edhe të kësaj mungese që po krijohet sot me lëvizjen e qytetarëve dhe pasagjerëve në mbarë botën. Ne sot na është dashur të ndërmarrin një ulje drastike të pagave të punonjësve të aeroportit. Jemi diskutuar me Eurocontol që është edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian përsa I përket aviacionit për të gjetur mundësi dhe zgjidhje se si mund të ndihmojmë këtë sektor dhe sesi mund të injektojmë në këtë sektor. Megjithatë për momentin të gjitha këto janë vetëm analiza të cilat janë dinamike dhe ndryshojnë orë pas ore. Nuk ka ç’të themi përveç se nuk ka fluturime, nuk ka të ardhura, pasi të ardhurat janë zero pra kemi 100% mbyllje të sektorit, dhe humbje krahasim që kemi pasur vitin e kaluar apo edhe muajin shkurt. Padyshim është dëm për kompanitë ajrore, vuajnë kompanitë ajrore siç është Air Albania, Alba Wings apo të tjera por buxheti I shtetit nuk ka një dëm pasi aviacioni mbështetet direkt nga ofrimi I shërbimeve dhe pagesat që vijnë direkt nga kompanitë ajrore përmes organizatës së përfaqësimit të kompanive ajrore. Pra është një marrëdhënie e ndërsjellët brenda sektorit dhe nuk ka efekt financiar në buxhetin e shtetit”, tha Balluku. 

Ora 15:17
Pezullimi i tenderit për aeroportin e Vlorës, Balluku: Do ta hapim brenda vitit...Aviacioni 100% humbje (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv, tha se tenderi për aeroportin e Vlorës është pezulluar pa afat për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Megjithatë ajo tha se prioritet i qeverisë dhe ministrisë është që tenderi të bëhet brenda këtij viti, pasi me kalimin e pandemisë aviacioni do të jetë sektori që do të pësojë bumin më të madh. Edhe pse tani, humbja që ka pësuar aviacioni me pezullimin e fluturimeve të pasagjerëve arrin në 80% të sasisë së volumeve dhe operimeve. Por sipas saj humbjet e fitimeve janë 100% por nga ky dëm nuk preket buxheti i shtetit.

"Në rastin e aeroportit të Vlorës e kemi pezulluar pa afat. Ai tender duhej të kishte përfunduar në 12 mars, por për pak ditë nuk kemi arritur që të përmbushnim kushtet që kompanitë pjesëmarrëse të  arrinin dhe të plotësonin dokumentacionin për shkak se në Itali, Gjermani dhe në shumë vende të tjera u pezulluan shumë nga aktivitetet financiare, bankare, bordet mbikëqyrëse dhe këshillimore që do të kishin vendimmarrje për pjesëmarrjen e kompanive në atë tender. Kështu që e kemi pezulluar pa afat brenda këtij viti ai tender patjetër do të bëhet pasi aeroporti i Vlorës është shumë i rëndësishëm për ne. Pavarësisht se sot aviacioni ka marrë goditje të jashtëzakonshme, ndoshta sektori më i goditur. Aviacioni pothuajse ka një humbje 80 % të sasisë dhe volumeve të operimeve. Ka një ngritje të vogël të operimeve kargo për shkak të çmimit të ulët të karburantit dhe të mungesës së kërkesës së tregut për udhëtimet e pasagjerëve, por megjithatë aviacioni në momentin e parë kur kjo luftë do të përfundojë do jetë një nga fushat që do të pësojë bumin, për shkak edhe të gjithë kësaj mungese që po krijohet sot me lëvizjen e qytetarëve në mbarë botën", tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për Report Tv.

Ora 14:45
Balluku për Report Tv: Punimet në kantiere vijojnë, asnjë punonjës nuk është infektuar me COVID-19 (VIDEO)

Ministrja Belinda Balluku tha se nuk ka asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar. Të gjitha kantieret që janë duke punuar i përmbushin rregullat për masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

"Shumë nga projektet të cilat nuk pengohen për shkak se të gjitha punët kryhen në ambiente të hapura, dhe distanca fizike mes punëtorëve është goxha e madhe, ne na duhet të koordinojmë dhe vlerësojmë ecurinë e projekteve, se janë shumë të rëndësishme. Projekte që kishin nisur dhe po ecnin me ritme të shpejta, apo të tjera që sapo nisën por që kemi të detyruar t'i pezullojmë. Nuk kemi pasur asnjë rast të një punonjësi që mund të jetë infektuar në kantierët tona apo në të gjitha njësitë e tjera operative, sic është porti i Durrësit, apo task forca e transportit rrugor apo njësi të tjera që kanë vazhduar punën gjatë gjithë kësaj kohe. Ky është tregues që masat janë marrë dhe janë zbatuar. Disa nga kantierët janë me kapacitet të plotë, siç është ai i Bypassit të Fierit, rruga e Arbrit, apo të rrugës Kardhiq-Delvinë. Janë kantiere të mëdha, distanca ruhet, kryesisht operimet kryhen me mjete të rënda, kështu që nuk është dashur të ulim kapacitetin e punonjësve. megjithatë mbikëqyrja ka qenë më e shtuar për t'u siguruar që gjithçka respektohet", tha ministrja në një intervistë për Report Tv.

Ora 14:39
Balluku: Masat e marra nga qeveria na sjellin lajme të mira, po ruhet kurba e sheshtë e të infektuarve (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se masat kufizuese të marra nga qeveria dhanë rezultate sa i përket numrit më të vogël të të prekurve me COVID-19 që po regjistrohen në ditët e fundit në vendin tonë. Kjo sipas saj, bëri që të shkojmë edhe në disa lehtësime siç janë rregullat e reja nga java në vazhdim, ku banka, supermarkete e farmaci do të qëndrojnë hapur deri në 17:30, nga ora 13:00 që është aktualisht.

"Është një situatë lufte, një situatë e cila ka kërkuar nga të gjithë ne, si nga qeveria dhe qytetarët, që të tregohemi sa më të përgjegjshëm, megjithatë ne nuk kemi reshtur punën pasi si porti i Durrësit dhe struktura të tjera kritike ndodhen nën varësinë e ministrisë sonë, dhe për ketë arsye ne jemi gjatë gjithë kohës në detyrë. Lajmet janë të mira. Ky është një rezultat i menaxhimit të mirë që i është bërë gjithë kësaj situate nga qeveria shqiptare, vecanërisht ministria e Shëndetësisë, me një punë kolosale që ka bërë duke ndihmuar qëndrimin e kësaj kurbe në një mënyrë sa më të sheshtë. Për të arritur në një moment që të kemi lajme të mirë. Të gjithë mezi po e presim që nga e hëna të kemi një shtim të orarit përsa i përket disa nga shërbimet si ushqimore, farmaceutike apo edhe bankare, që duket se kanë kërkesë më të madhe nga qytetarët. Orari do të jetë deri në 17:30 dhe ky ësht ënjë brez orar i rëndësishëm nga ora 13:00 që ishte deri këtë javë, kështu që besoj shumë nga qytetarët por edhe shumë nga bizneset të fillojnë të kenë një operim më normal, për aq sa normal mund të quhet çdo lloj aktiviteti në kohë lufte", tha Balluku.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dani: 10/04/2020 19:12

    O shkodran aeroportet dhe rruget duhen,,edhe shkodra,korca,,vlora,,gjirokastra,,dhe saranda, duhet te kene aeroporte,,,edhe autostradat duhen, por ato nuk duhen bere copa -copa sepse duket se jane projekte per vjedhje,,autostrada han i hotit-kakavije ose konispol duhet bere fillim-mbarim,,pa nderprerje me tre korsi,,dhe 1km autostrade te mos kaloje 5 milion euro..po te kishin siguri europianet qe fondet e tyre nuk vidhen,,ata te japin leke pa fund,,por ketu kemi zdromsat e bijte e kur****....

    Përgjigju
  • Shkodrani: 10/04/2020 17:40

    E vetmja rruge e veriut qe do benin ne 8 vjet qeverisje anullohet.Preokupimi i qeverise eshte aereoporti i vlores ne nje vend me 2 milion banor qe pas 10 vitesh esht shum nese ngelin 1 milion banor dhe me gjatsi 300 km nga vermoshi ne konispol

    Përgjigju
  • redi: 10/04/2020 17:17

    Anullomi i akseve te permendura nga ministrija eshte veprim i duhur ne kohen e duhur . Nje analize me radikale per cdo projekt do ushte sherbimi me i mire qe do i behej vendit .Qeverua nuk duget te hapet shume me rruget ,´por te perfundoje ato qe jane ne zbatim sidomos akset e rruges se dibres,dhe by pasi i Vlores.Nder projektet qe muk duhet vonuar jane parqet fotovoltaitike qe do kompesojne energjine qe mund te mungoje ne vere nga thatesira sidhe aeroprti i Blotes qe me mire ushte te behrj me fonde publike.PPP jane forma me irrentabel ekonomike si variant neo liberal qe mbeshteten ne dobesimin e sektorit publik dhe komandimin e ekonomise se vendit nga oligarket . Per hidrocentralet publike eshte mire ne bazeney e tyre te vendosen padqyrat fotovoltaitike per te rtitur koeficentin e shfrytezimit te tyre . Helurudhat jane sektori me i rendesushem ne transportin kombetar

    Përgjigju
  • ymeri: 10/04/2020 15:27

    MILOT -BALLDREN ISHTE KOMPLET VJEDHJE,,,17 KM--356 MILIONE EURO,,,TURP,,,SHYQYR QE U ANULLUA,,,,AJO RRUGE KUSHTON 17*3=51 MILION EURO,,,,300 MILIONE EURO JANE VJEDHJE,,,DIKUSH DUHET TE MBAJE PERGJEGJSI PER KETO VJEDHJE TE ARKES TE SHTETIT....

    Përgjigju
    • llesh: 10/04/2020 19:36

      E vertete eshte ymeri. Kemi humb busullen morale si qytetare, si intelektuale. E kemi mbretin lakuriq dhe i themi sa te bukura i ka rrobat. Edi Rama nuk mundet me qe te kete mungese llogaridhenie, duke deviju vemendjen tek fosilet e Sali Berishes. Sistemi politik duhet te hapet sepse partia Socialiste bashke me pd, lsi, pr dhe shushunjat e tjera kane humb cdo lloj integriteti moral. Duhet ti japin mundesine qytetareve te zgjedhin, nga ana tjeter qytetaret nuk duhet te dorezohen duke emigruar si dele, por te luftojne per te ndryshuar gjendjen. Kos braktisni vendin o qofte, se atje do jeni vecse sherbetore.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët