Ish-presidenti Bamir Topi: Basha pas buzëqeshjes së stampuar ka shumë hipokrizi! Si nuk pashë një të thotë “aty ka dorë Berisha”, ai është dominanti në PD

Ish-presidenti Bamir Topi: Basha pas buzëqeshjes së stampuar ka shumë hipokrizi! Si nuk pashë një të thotë “aty ka dorë Berisha”, ai është dominanti në PD

Ish- presidenti Bamir Topi

Një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike disa vite më parë, ish-presidenti Bamir Topi, është treguar i ashpër ndaj kreut të PD-së Lulzim Bashës, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një kohë kur disa figura të rëndësishme të së djathtës kërkojnë dorëheqjen e Bashës, duke e bërë atë përgjegjës për humbjen në zgjedhjet, Topi thotë se problemi në PD është përtej z.Basha, duke drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Berisha.

Ish-kreu i FRD-së nënvizoi setë kritikosh Berishën apo t’i vendosësh fajin, duhet të kesh shumë kurajo, teksa tha se Basha pas asaj buzëqeshjes artificiale që ka të stampuar në fytyrë, brenda ka shumë hipokrizi.

'Unë mendoj që problemi kryesor në atë parti është përtej z.Basha. Unë e njoh raportin e ish-kryetarit me kryetarin e ri, dhe përveç buzëqeshjes në fytyrë ka brenda shumë hipokrizi. Unë e kam thënë në 2013 që ai s’do marrë asnjë trofe. Problemi është i riaktiziuar në PD. Çfarë më bën përshtypje është një nxitim i njerëzve aty për të thënë ik. Njerëzit që janë shprehur askush nuk ka prekur atë që është dominanti në atë parti, dhe dominanti është Sali Berisha. Ata që kërkojnë dorëheqjen e tij kanë parë te ai atë mungesën e burrërisë politike, që ai nuk e ka. Të gjithë në PD njohin faktin që mund të kesh shumë të drejtë, por në fund strukturën dhe rezultatin e vendos lidershipi. Si nuk pashë një njeri të thotë “këtu është dora e Sali Berishës”. Do kurajo kjo gjë.'- tha Topi në Dekalog.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot