Ban Ki-Moon thirrje për ndalimin
e luftimeve gjatë Ramazanit

Ban Ki-Moon thirrje për ndalimin<br />e luftimeve gjatë Ramazanit
NJU JORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka thënë se dëshiron që të gjitha palët të përfshira në konfliktin e dhunshëm në Siri që të ndalojnë luftimet gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
 
Ban Ki-Moon u shpreh ndërmjet një deklaratë se "ju bëj thirrje për ... çdo person që mban një armë, që të ndalojnë luftimet dhe të ofrojnë paqe në këtë muaj të shenjtë, si një dhuratë kolektive ndaj popullit të tyre".
 
Siria ka refuzuar tashmë idenë e një armëpushimi me opozitën gjatë muajit të Ramazanit, që ka filluar të martën.
 
Ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara, Bashar Ja'afari, tha të hënën se rebelët do të jenë të angazhuar plotësisht në bisedimet e paqes të organizuara nga SHBA-ja dhe Rusia në Gjenevë.
 
Ja’afari ka cituar kreun e ri të Koalicionit Kombëtar të opozitës siriane, i cili ka thënë se do bëjmë një armëpushim gjatë muajit të Ramazanit.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza