"Banda e Durrësit", lirohet i
penduari i drejtësisë Adriatik Coli

penduari i drejtësisë Adriatik Coli">
Një nga anëtarët e “Bandës së Durrësit” është liruar nga burgu. Bëhet fjalë për të penduarin e drejtësisë, Adriatik Coli, nuk u dënua me burgim të përjetshëm por që mori vetëm 10 vjet heqje lirie.

Coli përfitoi zbritje të dënimit nga gjykata për shkak se bashkëpunoi me drejtësinë duke dhënë informacione dhe detaje që cuan në kapjen e 16 anëtarëve të tjerë të kësaj bande.

Pas fitimit të lirisë Adriatik Coli, në statusin e të penduarit të drejtësisë, ka tashmë një identitet të ri për dhe se me përfundimin e dënimit është larguar jashtë Shqipërisë.

Anëtarët e bandës së Durrësit akuzohen për akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës