Banesë pa dyer e dritare, Report Tv në familjen e varfër në Kombinat! Kryefamiljarja: Vini dorën në zemër, na ndihmoni

Report Tv ishte në banesën e familjes Hadroj me 4 anëtarë në Kombinat. Në prag të dimrit të acartë, familja Hadroj thuajse jeton në qiell të hapur, ku banesa e sajuar shërben veçse si një strehë nga e keqja, pasi nuk ka as dyer as dritare.

Jasemina, vetëm 5 vjeç, teksa e pyetëm për mënyrën e ngrohjes thotë se jorgani është e vetmja zgjidhje.

Ke patur ftohtë natën?- e pyet gazetarja.

Pohon me kokë vajza.

Mbulohem me batanije- shton ajo.

Zonja e shtëpisë Fatjona tregon se shiu ia ka përmbytur banesën. Ajo thotë se frika më e madhe e saj janë vetëm shëndeti i Jaseminës e Uardës, dy vajzave të mitura.

“Jemi në kushte të vështira, mezi po e përballojmë. 200 mijë lekë rrogë nuk dalin. Fëmijët kanë kërkesa shumë. Fëmijët me viroza, shpesh sëmuren. Duhet me e vendos dorën në zemër, më shumë për fëmijët. E kam patur të vështirë shpesh dhe të siguroj ushqim për ta.”

I vetmi i punësuar në familje është kryefamiljari Artani, i cili merr një rrogë që është vetëm 20 mijë lekë, më e ulët edhe se rroga minimale e përcaktuar nga qeveria. Me dhimbjen që ndien si kryefamiljar ai tregon se është detyruar here pas here që pas virozave që kanë kaluar vajzat, të marrë para borxh për të blerë ilaçet.

“Fëmijët bllokohen nga gripi, kanë ethe, temperature. Tek 11 mijë lekë- 20 e shumta me të sajuar u kam mundur t’ua blej ilaçet.”

Në këto kushte ku edhe mbijetesa është e pamundur, familja Hadroj bën apel për ndihmë dhe mbështetje.

“Ta vendosin dorën në zemër si për vete që të na japin dhe neve një ndihmë, kushdo që ka mundësi”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën

DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën