Banka nuk ju shtyn pagesën e këstit kur nuk keni asnjë mundësi për ta paguar për shkak të COVID-19? Ja ku duhet të drejtoheni

Banka nuk ju shtyn pagesën e këstit kur nuk keni asnjë mundësi për ta paguar për shkak të COVID-19? Ja ku duhet të drejtoheni

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një portal ankesash për të gjithë qytetarët që u refuzohet kërkesa për shtyrje me 3 muaj të këstit të kredisë, edhe pse janë ndikuar ekonomikisht për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Në dispozicion është vendosur adresa e e-mailit [email protected], ku mund të shkruajnë çdo qytetarë në rast se nuk gjen mirëkuptim me bankat apo institucionet financiare për shtyrjen e këstit të kredisë. Në e-mailin e dërguar duhet të specifikohet emri i bankës/subjektit që është marrë kredia, të shpjegohen motivet se përse nuk paguhet dot kredia dhe korrespondenca e plotë me bankat/subjektet.

Por kujdes, fillimisht qytetarët duhet të kenë aplikuar për riskedulimin e kësteve të kredisë dhe më pas në rast refuzimi pa një motiv bindës, atëherë duhet t'i drejtohen Bankës së Shqipërisë.

"Për të gjithë ata që hasin probleme me bankat për shtyrjen tremujore të detyrimeve nga kreditë, banka e shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e vet: Udhëzim i Bankës së Shqipërisë, për qytetarët dhe bizneset për riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse. Në vijim të njoftimeve të mëparshme, Banka e Shqipërisë rithekson se qytetarët dhe bizneset, gjendja financiare e të cilëve është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19 dhe njëkohësisht janë klientë kredimarrës në banka ose subjekte financiare jobanka, kanë mundësi të aplikojnë për procesin e riskedulimit të kësteve të kredisë pranë këtyre subjekteve.

Fillimisht ju nevojitet të aplikoni për shtyrje të afatit të kësteve të kredisë duke shpjeguar vështirësitë financiare si pasojë e situatës së krijuar, tek secila nga banka/subjekte ku keni kredinë. Për çdo rast, nëse nuk gjeni mirëkuptim me bankat/subjektet ku keni kredinë mund t’i drejtoheni Bankës së Shqipërisë, për të zgjidhur këtë situatë duke na shkruar në adresën e email-it: [email protected]. Lutemi të specifikoni konkretisht emrin e bankës/subjektit me të cilin keni një marrëdhënie kredie, shpjeguar vështirësitë tuaja financiare si pasojë e situatës së krijuar dhe vënë në dispozicion korrespondencën e plotë që keni pasur me bankat/subjektet", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rondi: 09/04/2020 13:27

    Sapo u ktheva nga atm,jo vetem pagat nuk na i kane dhene fasonerite italiane por edhe ato therrime qe kishin ngelur i kishte perlare kredia.tani po na mesoni si ti lutemi bankave.cfar ka ketu per ti shpjeguar bankes pse se paguaj dot kredine!?! Kete tallje nuk do ta kaloni dot aq lehte.Vertet jemi te farfer por memorjen e kemi te gjate...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira