Bankat shtyjnë afatin e shlyerjes së 60% të kredive, rishikohen 35% të kredive të fasonëve dhe fabrikave

223.2 milionë euro është vlera e kredive të rishikuara deri në fund qershorit të vitit të këtij viti. Të dhënat bëhen të ditura nga Banka e Shqipërisë, ku në raportin e fundit thuhet se vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti janë rishikuar 49.6 milionë euro kredi.

Në mars të vitit të kaluar banka qendrore mori një sërë masash për të shtyrë dhe parë kushtet e kredisë, me qëllim që të mbështeste bizneset dhe qytetarët, pasi fuqia e tyre paguese ra si pasojë e karantinës dhe masave shtrënguese që u vendosën prej pandemisë.

Sipas raportit sektori që ka bërë më shumë kërkesa për të ristrukturuar kreditë është industria, për shkak se u godit edhe më rëndë nga pandemia COVID-19, këtu përfshihen edhe fasoneritë dhe fabrikat e përpunimit.

“Bizneset kredimarrëse nga sektori i industrisë kanë ristrukturuar rreth 14% të stokut të përgjithshëm të kredisë dhe kredia e ristrukturuar për këtë sektor ishte sa rreth 35% e gjithë vëllimit të kredive të ristrukturuara nga sektori bankar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në analizën e bankës.

Dy sektorë të tjerë të ekonomisë, me peshë të konsiderueshme në vëllimin e kredive të ristrukturuara gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit ishin sektori i tregtisë dhe ai i turizmit, me 66,1 milionë euro.

Format kryesore të ristrukturimit të përdorura nga bankat sipas raportit  janë: zgjatja e afatit të maturimit, kapitalizimi i interesit dhe/ose kamatëvonesave, ndryshim i principalit, dhe caktimi i një periudhe faljeje për principalin ose interesin e kredisë. Mbi 60% e kredisë së ristrukturuar i është zgjatur afati i shlyerjes së saj.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor