Bankat stepen nga kriza, më shumë refuzime kredidhënieje! BSH: Standardet e kredisë shtrëngohen për bizneset

Kriza e çmimeve dhe pasiguria që fuqia paguese e bizneseve dhe qytetarëve mund të ulet, ka bërë që bankat të nisin mbrojtjen. Në tremujorin e dytë që përkon me periudhën e luftës prill-qershor, bankat kanë shtrënguar standardet e kredidhënies. Banka e Shqipërisë raporton se në këtë periudhë kriteret janë shtrënguar më shumë në aprovimin e kredive për investime.

“Politika më e shtrënguar e kreditimit për bizneset, krahas standardeve, u faktorizua edhe në kushte dhe terma më pak favorizuese”, thuhet në raportin e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Kjo qasje e bankave është shoqëruar edhe me rritje të numrit të aplikimeve për kredi që janë refuzuar.

“Perceptimi i bankave për rrezikun lidhur me perspektivën e sektorit ku operojnë bizneset, me gjendjen financiare të bizneseve; faktorët e lidhur me kuadrin e politikave të kreditimit të bankave, me aftësinë paguese të kredimarrësit; si dhe historiku i kreditit nga regjistri i kredive ndikuan në shtimin e numrit të refuzimeve për kredi gjatë këtij tremujori”, thotë Banka e Shqipërisë.

Shtrëngimi i standardeve të kredisë ishte në disa aspekte, si: reduktim i madhësisë së kredisë së dhënë për bizneset, kërkesa më të larta për kolateral, si dhe ju jepet më pak kohë për ta shlyer. E njëjta situatë raportohet edhe për tremujorin e tretë të vitit 2022.

Por pavarësisht kushteve të shtrënguara për kredidhënie, kërkesat e biznesit për hua ishin në rritje të orientuar kryesisht për mbulimin e nevojave për financimin e inventarëve, kapitalit qarkullues, si edhe të investimeve. Kurse për individët bankat kanë ndjekur një përqasje më të favorshme kreditimi, ndërkohë që kërkesa ka qene e fokusuar tek kredia për blerje banesave.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman

Ndërron jetë në moshën 82 vjeçare ish-senatori Joe Lieberman