SOLIDARITET/ Bankers dhuron 1 milion USD për tërmetin

SOLIDARITET/ Bankers dhuron 1 milion USD për tërmetin

Bankers Petroleum ka dhuruar 1 milionë dollarë për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë të martën duke shënuar dhjetëra viktima.

"Këto ditë kanë qenë shumë të vështira dhe traumatike për Shqipërinë dhe të gjithë ne që e shohim veten si pjesë e këtij vendi të shkëlqyer. Kemi parë bashkëqytetarë të tronditur dhe të pastrehe, duke kërkuar të dashurit e tyre, duke vajtuar të vdekurit dhe duke kërkuar kuptim në një tragjedi që duket kaq e verbër dhe e rastësishme.

Por në keto ditë pikëllimi dhe zemërimi kemi pare shume akte kurajoje dhe mirësie.

Ne në Bankers e kemi parë gjithmonë veten si pjesë e këtij vendi. Ne shprehim hidhërimin dhe ngushëllimet tona te thella për viktimat dhe dëmin e rëndë të shkaktuar nga tërmeti.

Me siguri, këto sprova na kujtojnë se ne shpesh jemi më të fortë se sa mendojmë- me ndihmën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit. Prandaj, për të ndihmuar në rindërtimin pas tërmetit, Bankers ka vendosur t’i dhurojë qeverise shqiptare 1 mln USD për rindërtimin pas tërmetit".

G.M./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët

Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët