Bankers rikonstruksion fushës së sportit në Zharrës, investim edhe në zyrat e administratës

Pas vitesh të tëra mungese investimi, fusha e sportit dhe zyrat e njësisë administrative Zharrëz, të cilat janë në pronësi të Bashkisë Patos do t’i nënshtrohen rikonstuksionit, falë investimit të përbashkët me kompaninë Bankers Petroleum Albania. Kjo kompani është investitori kryesor i këtij projekti të rëndësishëm për banorët e kësaj zone, me një financim prej 100 mijë dollarësh. Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, tha se kjo fushë futbolli, më shumë do të shërbejë si qendër e Zharrësit.

"E quaj investim të rëndësishëm në këtë fushë, për shkak se rikonstruksioni i disa objekteve brenda këtij territori, e bën atë të rëndësishëm. Është investim i rëndësishëm edhe për faktin se ka ardhur edhe si nevojë e një grupi të komunitetin që janë të rinjtë. Kjo fushë, në 2015, pas reformës territoriale, unë e kam gjetur në këtë gjendje, pa funksion, që njëkohësisht shërben edhe si kalim i banesave të tjera. Fakti që ne e kishim projektuar si qendër urbane, por duke i kthyer funksionin, por për shkak të kërkesës së komunitetit ne përmbysëm një projekt dhe ndërtuam një tjetër. Ky projekt konsiston ën rehabilitimin e fushës së sportit me të gjithë elementë e një fushe sporti, për tua dorëzuar më pas të rinjve, Njëkohësisht fushën e lojërave me dorë që ka qenë, por është shkatërruar tërësisht, rikonstruksionin e pjesshëm të godinës së njësisë administrative dhe rehabilitimin e sipërfaqes përreth njësisë administrative për ta kthyer në një qendër komunitare. Pra kjo hapësirë do të jetë multifunksionale duke i shërbyer të gjitha moshave të këtij komuniteti. Bankers i është përgjigjur bashkëfinancimit të këtij investimi. Zgjodhëm këtë duke qenë se qëllimi për të cilin ndërtohet ky projekt i shërben më shumë komunitetit. Sot fillojmë punimet në këtë investim dhe së shpejti do jemi në marrjen në dorëzim dhe dorëzimin te komuniteti të fushës. Komunitetit i ka munguar kjo hapësirë urbane. Ne dua që ashtu siç punohet në qytet, me të njëjtin standard të punohet edh enë fshatra për t'i qasur drejt standardeve urbane", tha Balili.

Sipërfaqja totale ku do të ndërhyhet është mbi 8700 m2. Gjendja ekzistuese e mjediseve sportive dhe atyre të jashtme përreth zyrave është lënë pasdore për shkak të mungesës së investimeve ndër vite. Në fushën e sportit do të realizohen ndërhyrje thelbësore si nivelimi, mbjellja e një tapeti të ri, rrethimi dhe ndërtimi I shkallëve të spektatorëve për të ndjekur aktivitetet sportive.

Projekti parashikon gjithashtu rikonstruksionin e jashtëm të godinës së njësisë administrative që u shërben të gjithë banorëve të Zharrzës.  Përvecc termozilomit ndërhyrja do të kryhet edhe në zëvendësimin e të gjitha dyerve dhe dritareve të godinës.

Falë investimit të Bankers, do të mundësohen mjedise sportive cilësore dhe të përballueshme për brezin e ri, hapësira të reja rekreative për banorët e zonës si dhe kushte shumë të mira pune për punonjësit e Njësisë Administrative Zharrëz.

Drejtuesit e kompanisë, konfirmojnë se do të vijojnë të investojnë në komunitetet ku ata operojnë me qëllim për të përmirësuar nivelin e jetesës së banorëve të këtyre zonave.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet