Banorët bllokojnë punimet në rrugën Shkodër-Velipojë: Bashkia tha ikni merrni lekët, banka thotë nuk ka (VIDEO)

Banorët kanë bllokuar sërish trasenë e rrugës duke mos lejuar vijimin e punimeve për aksin Shkodër- Velipojë,  e cila ka nisur punimet që qershor të 2017, shkak është berë mungesa e shpronësimeve ndaj pronarëve të tokës që preket nga kjo rrugë. Pak ditë më parë banorët u njoftuan nga bashkia se ishte finalizuar dokumentacioni dhe në banka mund të tërhiqnin paratë e kompensimit.

Por kur janë paraqitur në sportelet e bankave, banorët kanë marrë si përgjigje se për ta nuk ka para. Duke e quajtur të gjithën këtë një lojë, ata janë të prerë të mos lejojnë vazhdimin e punimeve deri kur të jepen detyrimet ndaj tyre.

Lista e bërë publike për shpronësime përmban 85 fermerë të Berdicës, por pretendime për të marrë paratë kanë mbi 100 fermerë. Ata thonë se aplikimin e kanë kryer në të njëjtën periudhë por emrin nuk e kanë në këtë listë.

Prej afro 3 vitesh përplasjet e banorëve me qeverinë dhe zbatuesin e punimeve kanë bërë që rruga Shkoder -Velipojë të mos jetë ende gati, e nëse do të vijohet me këto ritme, rrezikon që edhe këtë sezon turistik ajo të mbetet gjysmë e përfunduar. Zgjidhja për ta mbeten protestat, pasi siç thonë banorët si bashkia dhe qeveria nuk po dinë tu japin një zgjidhje përfundimtare.
1582205371_berdica1.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg' Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet