Banorët e 2 fshatrave në Fier në protestë: Uji i ndotur po na kalb të mbjellat, na kanë ngordhur bagëtitë

Dhjetëra banorë të fshatrave Povelcë dhe Darëzezë në Fier janë ngritur në protestë për ndotjen e ujit të kolektorit.

Banorët e shqetësuar thonë përveçse e përdorin për vaditje, ujin e ndotur e pinë edhe bagëtitë që shpesh kanë shfaqur probleme shëndetësore.

“Mua lopa më ngordhi para dy javësh, por ngase ka ndodhur nuk jam doktor”.

“Këtu janë shumë fermerë që mbajnë blegtori. Gjatë gjithë vitit blegtoria këtu pinë urinën dhe janë me probleme shëndetësore”.

Ata tregojnë se i janë drejtuar në mënyrë të vazhdueshme institucioneve vendore, po nuk kanë marrë zgjidhje.

“Kemi mbjellë mbi 30 hektarë shalqi ne fermerët e Darëzezës, plus misrin e jonxhë, uji vjen i ndotur”.

“Kemi kërkuar nga instancat për t’na ndihmuar për të eleminuar këtë problem, nuk na është zgjidhur”. 

“Kam 200 dele dhe 6 ha jonxhë, kanalet janë të thara, nuk kam me çfarë ta vadis. Ka 20 vjet dhe vjen nga salla e derrave. Detyrohem të marr ujë nga shtëpia për t’ju dhënë bagëtive. Jemi ankuar në bashki, na kanë thënë do ju ndihmojmë dhe asgjë”.

Banorët thonë se ndotja e ujit rrezikon edhe turizmin në këtë pragsezon, pasi uji i ndotur i kolektorit, tërhiqet nga hidrovori i Darëzezës dhe derdhet në det.

“Po na fillon turizmi ne kemi investuar në këtë det, asnjë turist nuk vjen në këtë gjendje që është uji këtu. Në kohën që fillon plazhi fëmijët tanë shkojnë në spital, nga uji i ndotur, i pisët”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Protesta e banorëve të 2 fshatrave në Fier për ujin e ndotur, reagon Agjencia Rajonale e Mjedisit

1712858446_tyjtryjtryj.JPG

Nisur nga shqetësimi i fermerëve të Povelcës dhe Darëzezës për ndotjen e kolektorit te Levanit, Agjencia Rajonale e Mjedisit është duke vënë në dijeni Agjencinë Kombëtare për të kryer inspektime.

Pas inspektimeve që do t bëhen në terren, nëse do te rezultojë se ndotja vjen si shkak i bizneseve qe operojnë bë zonë, do të merren masa ndëshkuese.

G.M./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat oficeri i FNSH-së, e merr ambulanca

Protesta e Rithemelimit para bashkisë së Tiranës, humb ndjenjat oficeri i FNSH-së, e merr ambulanca