Banorët e dy fshatrave në Dimal si në Mesjetë: S'kemi rrugë, të sëmurët i çojmë në spital me gomar! Hesht kryebashkiakja Memaj

DIMAL - Fshatrat Allambrez dhe Çetë në Bashkinë e Dimalit prej vitesh kanë mbetur në izolim. Rruga rurale me gjatësi afro 1 km kalohet vetem me gomar, ose në këmbë. Në këto fshatra jetojnë 350 familje, por ndër vite nuk kanë marrë asnjë investim nga bashkia, vetëm premtime elektorale.

Mungesa e rrugës ka çuar zonën drejt shpopullimit. Banorët shprehen për mikrofonin e Report TV se të rinjtë kanë emigruar ndërsa ata që kanë mbetur punojnë në pemtari e bujqësi. Prodhojnë ullinj e qershi por nuk i nxjerrin dot në treg për mungesë të infrastrukturës.

Siç shihet në vëzhgimin e "Report tv" rruga është pothuajse e pakalueshme, me gropa të thella e baltë. Banorët na tregojnë se ecin 2 orë në këmbë për të mbërritur në qytet, ndërsa të sëmurët detyrohen ti transportojnë me gomar.

Po kështu banorët ankohen dhe për nxënësit, të cilët gjatë dimrit ecin dy orë në këmbë për të mbërritur në shkollë. Ata kërkojnë nga Bashkia e Dimalit, sistemin dhe shtrimin e rrugës me gjatësi 1 km.

“Report Tv” pasi pa nga afër gjendjen e vështirë të këtyre banorëve, kontaktoi kryetaren e bashkisë së Dimalit, Juliana Mema, e cila deri në publikimin e këtij lajmi nuk u përgjigj interesimit tonë.

R.D/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 08/05/2024 17:19

    rruget nuk behen o zoteri,,se parate e rruges i fut ne xhep edi rama me zagaret e tij si veliaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut